Fluksi turistik në Gjirokastër, midis të tjerash, ka rritur edhe interesin e vizitorëve të huaj për bimët medicinale dhe ato endemike që mblidhen në malet përreth Gjirokastrës.
Madje, vitet e fundit, një numër i konsiderueshëm turistësh të huaj, përveç atraksioneve të zakonshme turistike të Gjirokastrës, nuk lënë pa vizituar dhe blerë edhe çajrat apo bimët e tjera medicinale. Këtë fakt e pohon edhe një prej tregtarëve të pazarit karakteristik të Gjirokastrës.
Por vështirësia e mbledhjes dhe shpopullimi i fshatrave vë në pikëpyetje vazhdimësinë e këtij lloj aktiviteti.
Në këtë mënyrë, promovimi i produkteve natyrale në tregun turistik, shikohet si një pjesë më shumë e identitetit të zonës së Gjirokastrës.
Lini një Përgjigje