Fluks i madh automjetesh në dalje të Vlorës

21 Qershor 2026, 21:40Sociale TEMA
Fluks i madh automjetesh në dalje të Vlorës

Mbrëmja e kësaj të diele është shoqëruar me një fluks të madh automjetesh në dalje të qytetit të Vlorës, duke shkaktuar trafik të rënduar në bajpasin e qytetit.

Qindra automjete, me pushues vendas dhe të huaj që kishin zgjedhur Vlorën dhe bregdetin e jugut për të kaluar fundjavën, janë nisur drejt kthimit, duke krijuar radhë të gjata automjetesh.

Sipas pamjeve nga zona, kolona e mjeteve shtrihet për disa kilometra, nga Pusi i Mezinit deri në rrethrrotullimin e daljes drejt autostradës, shkruan A2.

Temperaturat e larta dhe fundjava e ngarkuar turistike kanë sjellë një numër të konsiderueshëm vizitorësh në jug të vendit, ndërsa kthimi masiv i tyre gjatë orëve të mbrëmjes ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në një prej akseve kryesore hyrëse dhe dalëse të Vlorës. (A2 Televizion)

1 Komente

  1. S
    Shpend Gashi

    Me siguri jan nis per proteste

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje