Sot Muli ishte i mërzitur me deputetët e grupit parlamentar që marrin pjesë në protestë.
– Nuk di çfarë të bëj, i tha Lelos. Ndoshta u nxitova javën e parë që bëra deklarata të egra kundër protestës, por kjo nuk do të thotë të kalojmë në ekstremin tjetër. Kemi gjysmën e grupit që shkruajnë për protestën e marrin pjesë sikur është e jona, ndërkohë që vetëm unë dhe Doktori nuk shkojmë dot.
– E vërtetë, tha Lelo. Ky është çmimi që paguan udhëheqja në këto raste. Populli poshtë e ka më të lehtë.
– Por duhet të vendosim ca kritere, i tha Muli. Ose ta marrim protestën e ta udhëheqim, ose të jemi mbështetës, por jo kështu sikur jemi organizatorë.
– Në këtë rast duhet të vendosë Doktori, tha Lelo. Ai ka vendosur që disa demokratë të jenë me protestuesit, disa të mbajnë distancë. Kurse intelektualët ia ka lënë Cim Pekës t’i udhëzojë.
– Ajo që kam frikë unë është se këtyre deputetëve tanë që shkojnë në protestë si të pavarur u pëlqen shumë ajo thirrja “Berisha në burg”, e bëjnë sikur s’e kanë mendjen, por duan ta dëgjojnë përditë. Kjo më shqetëson.
– Po Doktori u ka dhënë leje vetë ta dëgjojnë.
– U ka dhënë, u ka dhënë, por i ka testuar a e kanë qejf si parrullë ajo. Koha po tregon se u pëlqen si parrullë. Dhe kjo s’ka për të kaluar aq lehtë.
Nuk ua fal kurrë këtë që ata të bëjnë si modernë e mua, që kam organizuar çdo protestë në Shqipëri, të më thonë mos eja se na prish punë.
Lini një Përgjigje