Kuko: Për Elisën dhe për “revolucionin”/ Deputetja e PS: Plani i saj, atentat ndaj rrugës së Shqipërisë në BE

22 Qershor 2026, 18:34Politika TEMA

Kuko: Për Elisën dhe për “revolucionin”/ Deputetja e

Deputetja e Partise Socialiste, Romina Kuko ne nje analize te gjate mbi protestat e bulevardit i ka dhene nje pergjigje shteruese edhe koleges se saj socialiste, Elisa Spiropali, ish ministrja e jashte e cila ne merzi pas shkarkimit ka gjetur frymezim tek flamingot per nje marreveshje te re per Shqiperine.

Per Kukon, duket se Spiropali ka marre vetem meriten te flase ne emer te protestuesve, por duket se plani i saj mbetet te merzia.

“Mund të jesh i zemëruar me mënyrën si qeveriset, si bëhet opozitë, për Zvërnecin, pensionet e çdo gjë tjetër, por pastaj duhet të kërkosh të dish në radhë të parë kush flet në emrin tënd? Kujt po i shkon nga pas? Cilin po ndjek?  Emrin, planin dhe llogaridhënien. Nëse Shqipëria e Re refuzon ta japë këtë, refuzimi është vetë përgjigjja”

Kuko shkon dhe me tej, duke nenkuptuar Spiropalin, thote se njerezit e provuar nuk mund te kerkojne reformim ata qe deshtuan ne sektorin e tyre, si rasti i Ministrise se Jashtme.

“Nuk është rastësi që së fundmi kemi shtim aksionesh në bursën e revolucionit, zëra reformistë që janë provuar dhe sprovuar dhe nuk kanë arritur të reformojnë as sektorin e tyre. Distancimi në këto kohë turbullirash nuk kushton asgjë por blen gjithë vëmendjen. Po kur aksionet bien, çfarë do ngelet pas?”

Vec kesaj, sipas statuseve te Elisa Spiropalit ne rrjetet sociale, marreveshja e re fillon nga riperteritja e PS, por per Kukon kjo gjuhe e ish ministres i sherben vetem interesave te saj personale, ndersa plani i vetem duket se eshte kunder Shqiperise.

“Ata që sot flasin për ripërtëritje pa asnjë nga këto elemente po huazojnë gjuhën e saj për qëllime shumë më modeste se ato që pretendojnë, përveçse po kryejnë atentat ndaj rrugës së Shqipërisë së realitetit në BE.”

Elisa Spiropali duket se eshte distancuar kohet e fundit nga PS, prej kohes kur u shkarkua si ministre duke shkarkuar mllefin e saj ne rrjete sociale. Nje distancim qe eshte lexuar nga kryeministri Edi Rama qe e ka paralajmeruar me perjashtim, por heren e fundit e sfidoi duke i kerkuar ti sjelle marreveshjen e re per Shqiperine. Por SPIROPALI nuk ishte ne mbledhje, ishte duke ndjekur serish nga rrjetet sociale.

5 Komente

  1. F
    Fiqua

    Sa mirë do të ishte , që Tema përveçse dërdëllitjes servile të kësaj llafazane qesharake, të botonte edhe postimin e Spitopalit. Pastaj lexuesi i nxjerr vet konkluzjonet.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Keshtu eshte kur lexon me syzet e "Reovlucionit", sepse eshte postuar deklarata e Spiropalit. Ja tek e ke. https://www.gazetatema.net/politika/na-sillni-marreveshjen-e-re-per-shqiperine-reagonspiropali-ps-te-gjeje--i569002

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dire Straits !!!!!

        Dolen keto , gocat e "harremit politik" te Palloshit.Deri dje e kishin "kolege" , sot e kane "armike" , Elisen e shkrete.......epo ne fakt eshte nje gje e njohur rivaliteti i femrave te "harremit te sulltanit" !!!!!!

        Përgjigjjuni
    2. E
      Elisa Spiropali eshte deshtim i Rames

      Elisa Spiropali nuk i ka mbyllur llogarite me Spakun, kujtoni akuzat e Saliut per familjen e saj. Ajo duhet te dorrezoje mandatin. PS duhet ta perzere dhe perjashtoje nga partia kete laraske te llastuar.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Socialisti i hershem

        Braho Romina Kuko per cfare thua per Spiropalin nje mos mirnjohese , posti nuk eshte per gjithe jeten , jane ndruar shume ministra e ministre por asnje nuk ka dale si kjo ( laraske ) me kujtohet kur erdhi ne PS ishte vajze e re e zgjuar e varfer si pjesa me e madhe e Shqiptareve , me bente pershtypje se sa shume e varfer vintevte selia e PS me nje bluze me vija nuk kishte ta nderonte per 7 ditet e javes me ate vinte , nuk e them per ta ofenduar por per tja kujtuar , se e bene deputete ,kryetare kuvendit ,ministre , e sot na vishet me firmato , dhe ngaqe humb shume , sot na u bashkua me ate deputeten e ( kecave ) turp per kete qe me plot gojen them qe eshte nje zhgaravine , e pa bese , nje pyetje kisha per kete si nuk i vjen turp nga koleget deputete , nuk po them per ate maloken injorante .

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje