Bylykbashi: Ka formacione që po përdorin nacionalizmin për të sjellë destabilitet në protesta

23 Qershor 2026, 09:20Politika TEMA
Bylykbashi: Ka formacione që po përdorin nacionalizmin për

Deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, tha se në protesta ka grupe që po përdorin nacionalizmin për të nxitur destabilitet, duke u larguar nga qëllimet e vërteta të qytetarëve.

E ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, Bylykbashi tha se institucionet e shtetit shqiptar janë duke bërë punën e tyre dhe se në ditët në vijim situata do të bëhet edhe më e qartë.

“T'ju them me siguri që çdo institucion i shtetit shqiptar është duke bërë punën e tij dhe në ditët në vazhdim çdo gjë do të qartësohet edhe më shumë”, u shpreh ajo.

Duke komentuar atë që është quajtur “protesta e diasporës”, deputetja socialiste tha se i është dukur “nonsens” fakti që shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të konsiderohen diasporë në Shqipëri.

Sigurisht që ajo pjesë e Kosovës që ishte aty në protestë përdori tone nacionaliste. Nuk janë përfaqësues të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, të cilët i bashkohen Shqipërisë në të mirë e në të keqe, ashtu si Shqipëria i bashkohet Kosovës.

Por të vish me frymë nacionaliste për të krijuar destabilitet në një protestë, e cila në fakt duhet të ishte vetëm zëri i qytetarëve, në mënyrë që ne të kuptonim shqetësimet e tyre reale dhe t’i adresonim ato, është problem”, deklaroi Bylykbashi. (A2 Televizion)

4 Komente

  1. B
    Bravo

    Nje anonime paska fol sot. Me ke u perplas ne zgjedhje dhe sa vota mori? Ah harrova qe ne votojme e zgjedhin kryetaret ke te vendosin ne lista.

    Përgjigjjuni
    1. p
      poshte komunizmi

      o bravo, merr bravo te tjera ti nga serbet, salihet, kurtet, ruset dhe ejatullahet

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arber

      Sa te jete albin kastraveci ne pushtet Shqiperia duhet ti vendose viza hyrje kosoves. Ne kete menyre i ndihmon te meren me punet e veta jo me punet e botes.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Palloshi

        Pasi ne asamblen e fundit, kryeqeni urdheroj qe te lehin gjith qent e tjer, filluan te lehin edhe konet. Njerez te shpifur, mashtruesa ordiner, sot po behet historia dhe do e kujtoni qe ishit ne anen e gabuar te saj duke shitur shpirtin per nje sufllaqe.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje