Ishte vetëm çështje kohe para se rekordi i golashënuesit më të mirë të Botërorëve, i vendosur nga Miroslav Klose në Kupën e Botës 2014, të rrëzohej.
Lionel Messi arriti që ta barazonte në ndeshjen hapëse kundër Algjerisë falë tri golave të shënuar në portën e Zidane.
Por dje erdhi edhe parakalimi me numrin dhjetë të Argjentinës, i cili gjeti dy herë golin përballë Austrisë.
Në këtë duel të fundit ai vendosi rekordin e tij personal duke shënuar plot 18 gola në 28 takime. Të nesërmen e kësaj arritjeje Messi mori përgëzimet edhe nga bomberi gjerman, i cili nëpërmjet një interviste në “Süddeutschen Zeitung” tha: “Kështu funksionojnë gjërat. Rekordi im do të thyhej një ditë, por kur flasim për Messi-n është tjetër gjë. Ai është i mirëpritur të bëjë këtë gjë. Unë jam një tifoz i tij i madh, gjithmonë kam qenë”.
Ikni mor legena te FIFA-s , Messi meritonte karton te kuq ne ndeshjen me Algjerine , dhe perzullim per disa ndeshje......por futbolli eshte bere thjesht mjet perfitimi , dhe nen diktatin e sponsorve te Messit , gjyqtaret zagare te Fifa-s e falen..... po te ishte ndonje lojtar i zakonshem direkt te kuqe dhe pezullim 3-4 ndeshje !!!!!
sic e ke vene nofken ashtu je, me i ndyre se kaq nuk behesh. Turp.
Dire stratis= WC futbollistash
shembulli eshte i njejte ne rastin e Belgjikes me Iranin qe e nxorren me te kuqe furtbollistin e Belgjikes.,