VIDEO/ "Korrupsioni dhe burokracia po rrëzojnë besimin", Tabaku: Indeksi i AmCham është kambanë alarmi për ekonominë shqiptare

23 Qershor 2026, 12:05Politika TEMA
VIDEO/ "Korrupsioni dhe burokracia po rrëzojnë besimin",

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, mori pjesë sot në prezantimin e Indeksit të Biznesit 2025 të Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), i cili regjistroi nivelin më të ulët që prej vitit 2013, duke evidentuar një përkeqësim të ndjeshëm të klimës së biznesit dhe të besimit të sipërmarrjes në ekonominë shqiptare.

Sipas raportit të AmCham, Indeksi i Përgjithshëm i Biznesit ra në 40.34 pikë, ndërsa disa prej treguesve më të rëndësishëm shënuan rëniet më të forta të dekadës së fundit.

Ndër treguesit më negativë rezultuan:

* Korrupsioni, i cili ra nga 38.25 në 28.89 pikë;
* Burokracia qeveritare, nga 35.93 në 26.39 pikë;
* Monopolet dhe konkurrenca e pandershme, nga 30.96 në 26.11 pikë;
* Klima politike e brendshme, e cila pësoi rënien më të madhe, duke zbritur në 28.06 pikë;
* Performanca e ekonomisë shqiptare, e cila humbi mbi 11 pikë krahasuar me një vit më parë.

Gjatë diskutimit, Tabaku argumentoi se rezultatet e indeksit nuk janë thjesht një perceptim i biznesit, por pasqyrojnë problemet strukturore që janë krijuar në ekonominë shqiptare gjatë viteve të fundit.

Sipas saj, një nga shqetësimet kryesore mbetet fakti që shumë prej reformave dhe ligjeve të miratuara në kuadër të integrimit europian kanë mbetur në letër, ndërsa biznesi vazhdon të përballet me mungesë sigurie juridike, burokraci dhe zbatim selektiv të ligjit.

Deputetja demokrate u ndal veçanërisht tek rënia e treguesit të korrupsionit, duke e lidhur atë me përqendrimin e tregut në pak operatorë ekonomikë dhe me tkurrjen e konkurrencës reale.

Sipas Tabakut, në shumë sektorë të ekonomisë ka gjithnjë e më pak operatorë ekonomikë, më shumë kontrata të drejtpërdrejta dhe më shumë privilegje të përqendruara në pak duar, çka krijon kushte monopolesh dhe oligopolesh që dëmtojnë tregun e lirë.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për ndikimin që pastrimi i parave dhe ekonomia informale kanë pasur mbi strukturën ekonomike të vendit. Tabaku theksoi se zhvlerësimi i euros me rreth 30% në vitet e fundit nuk është shoqëruar me rritje të produktivitetit apo eksporteve, por ka sjellë pasoja të rënda për sektorët prodhues.

Sipas saj, bujqësia, industria përpunuese dhe fasoneria kanë qenë ndër sektorët më të goditur, ndërsa ekonomia është orientuar gjithnjë e më shumë drejt aktiviteteve joprodhuese dhe sektorëve që përfitojnë nga paraja informale.

Një tjetër kritikë e Tabakut lidhej me atë që ajo e quajti “modeli ekonomik i favorizimeve”, ku ligje të veçanta dhe përjashtime fiskale u japin avantazhe sektorëve apo investitorëve të caktuar në kurriz të konkurrencës së ndershme.

Ajo përmendi se këto favore nuk kufizohen vetëm tek investitorët strategjikë, por shtrihen edhe në politika të tjera fiskale që shtrembërojnë tregun dhe orientojnë kapitalin drejt aktiviteteve që nuk krijojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe nuk shpërndajnë mirëqenie në të gjithë ekonominë.

“Kur ekonomia mbështetet tek përjashtimet, tek favorizimet dhe tek përqendrimi i tregut në pak operatorë, atëherë kemi largim të investimeve produktive, rritje të korrupsionit dhe një ekonomi që bëhet gjithnjë e më pak konkurruese”, argumentoi Tabaku.

Në përfundim, ajo kërkoi një rishikim të modelit ekonomik, hartimin e një kodi fiskal me rregulla të qëndrueshme për të gjithë bizneset, më shumë transparencë në politikat fiskale dhe masa konkrete për të nxitur sektorët prodhues, eksportet dhe konkurrencën e lirë.

“Ky indeks duhet të shërbejë si kambanë alarmi. Nuk mund të ndërtojmë një ekonomi moderne me monopole, me favore fiskale të shpërndara sipas rastit dhe me sektorë prodhues që humbasin terren nga viti në vit”, u shpreh Tabaku.

11 Komente

  1. L
    Lala

    Kete llaxoren pa bythe dhe pa shtyll korrizore mos na e nxirrni me ne gazet se eshte e turpshme dhe nuk ja vlen

    Përgjigjjuni
    1. F
      Foli kjo e perdala e korruptuar e Sali vrasesit

      Uaaaa, doli kjo sorra e Saliut dhe Iranit. Te fala i bej nga Irane CDUse o Tabaku, mos harro edhe Merzit, thuak atij se fati i Stamer e pret.

      Përgjigjjuni
      1. h
        hej cna polli me keta zagare e bushtra

        shko moj plehre mbush sullatin me botox se po re dalin rrudha prape

        Përgjigjjuni
        1. N
          Nebiu

          Mos e shijosh ket vere.te rafte flama ne dere o poshtersi qe e bere leck vendin ku te la pjellë joteme

          Përgjigjjuni
          1. N
            Na myten shurrabajgat

            Nxirrni, por ne mbremje tek kembet e ures se lanes se atje eshtr vend ideal per llaxore

            Përgjigjjuni
            1. g
              gjergji

              Zonjushe: pse eshte rritur prodhimi i pergjitheshem shteteror?????Se paku ka 12 vite qe prodhimi shoqeror ka rritjen vjetore mesatare mbi 3.5%.Cili shtet ne bote ringriti e e eliminoj pasojat shkatrruese te termetit(demi rreth 1.5MILIARD EURO) si shteti yne megjithese si rregull objektet private shteti nuk asnje detyrim ti rimkembe(sejcili ka sigrurim shtepie,shembull Italia) Pse kaq shume jane rritur depozitimet e shqiptarve neper banka? Pse kaq shume eshte rrit transporti ajror e modernizuar ai,pse ka kaq shume turist?????? Vertet qe qeveria e Rames ka te meta serioze,por ne asnje mendyre as qe qe mund te krahasohet me qeverin Berisha E AQ ME TEPER KUR MENDON QE Nard Ndoka apo Flamur Noka kan qene ministra kryesor te asaj qeveria. Sado te flasesh puna tregon vete ndaj edhe populli nuk ju beson e as do ju besoj.

              Përgjigjjuni
              1. V
                Vb

                Po veten tende kue fut? Si ke bere vilat ? Mbase je njeru qe nuk duhet te flasesh fare.Sa antipatike je per ne tironsit.

                Përgjigjjuni
                1. c
                  ccc

                  Nje keshille te sinqerte per njerezit e mire, qofshin edhe ne proteste: Mos ju afroni kesaj; eshte krijese e zeze dhe helmuese! Cdo gje e mire ne kete vend e ben te ndjehet shume keq, dhe perfundon ne serum. Dhe sapo behet me mire, rifillon nga e para k'cimin e Tropojes.

                  Përgjigjjuni
                  1. a
                    atdhetari

                    aaaaa.. moj plehre saliiste , gjithe jeten mbete nje lepirese e dallkaukeve te PD . TI sado qe hiqesh si nje experte pa shtulle kurrizore , ti je nje gjarper femer dhe nje armike e maskur kunder integrimit te shqiperise . Leh TAbaku leh , ne ti na marrsh te ligat dhe ne ecim vetem perpara. Mos kij merak ate qe nxjerr do ta lepish prape , me siguri .

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tironsi

                      Rrace e poshter qenefesh....me Sulltonin...me Enverin...me Salen...rraca kesaj llaxores....e qelben ket Tiron me xhamia qe nga koha e Sulltonit...kishin nga 2-3 komunista per Shpi shumica ketyre koloneve qe mbahen per,,,,,autoktone,,,,,,me Salen filluan ti vjedhin njeri-tjetrit pronat me ndihmen e pushtetit te malokeve te Sales...u degjeneruan ne ate lloj menyre sa qe sot as me farefis nuk flasin keto...kane tall kkkk maloket me keto kokrra zagaresh e injorantesh qe edhe sot shumica voton Saliun....nje turme e korruptuar qe nuk kane as ndergjegje e dinjitet...mos te flasim.per llogjike....kesaj h...i takon edhe kjo sorre

                      Përgjigjjuni
                      1. a
                        agron

                        PRAPE TI O SHARABAJGE KE ZEVENDESUAR PLAKUN MERE DHE KE MARR HIJEN E TIJ ,PER NJA DY MUAJ DO NDROSH DHE GJININ QE TE BEHESH TAMAM SI AI

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje