Kryeministri Edi Rama ishte dje në Paris ku u prit në takim nga presidenti i vendit Emmanuel Macron. Ky i fundit në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ka vlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe thekson bashkëpunimin në disa fusha kryesore.
Ndër të tjera presidenti francez shpreh gjithashtu mbështetjen për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe për reformat që vendi po ndërmerr në këtë proces.
“Mirë se vini i dashur @ediramaal.
Momenti shumë pozitiv në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Francës në fushat e inovacionit, arsimit dhe arsimit të lartë, kulturës dhe turizmit, dëshmon afërsinë tonë.
Ne duam t’i japim këtij bashkëpunimi një shtysë të re, duke vazhduar njëkohësisht të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe në fushën e mbrojtjes.
Franca rikonfirmon mbështetjen e saj për integrimin europian të Shqipërisë dhe për vijimin e reformave të nevojshme për të avancuar në rrugën e saj europiane”, shkruan Macron.
Takimi mes dy liderëve u zhvillua në pallatin Elysee në Paris. Në qendër të diskutimeve mes dy udhëheqësve ishte tema integrimi i Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri. Po ashtu bisedimet u fokusuan rreth disa projekteve, mes të cilave liceu i ardhshëm francez në Korçë.
Vitin e kaluar, kur Macron vizitoi Tiranën, Shqipëria dhe Franca nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë, nënshkruan Memorandumin e mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për krijimin e një projekti gjithëpërfshirës për turizmin e qëndrueshëm në rajonin e Korçës si dhe deklaratën e bashkëpunimit për Planin e Veprimit për Inovacionin Francë-Shqipëri.
Në atë kohë Macron premtoi se do të jetë krah Shqipërisë sa i takon rrugëtimit europian, duke thënë se mbyllja e negociatave deri në vitin 2027 është një realitet dhe se Franca do jetë krah nesh në mënyrë që axhenda të mbahet në kohën caktuar.
Patjeter e dime qe mbeshtesni shilqiptaret. Problemi eshte se ram hajduti nuk ndalon se vjedhuri
Macron tha qe mbeshtesim Shqiperine dhe shqiptaret. Jo hajdutin me cizme Ed gerdallen qe po i dhjet pelikani kacurel mbi koke.
Situata eksepsionale e sakrificēs nga daljet huq dhe dredhive tē ndryshme me shumic dērmuese dhe dominuese nga ku ēshtē e pamundur ngritja kokēs nga e cila synimi vetēm mos ngritja kokēs ku ka pērjetim veques dhe mbyetje fundosēse tē politikēs juridike.Hollsirat e njē Kryeministrie turpi ku basti humbur i shqetsimit popullor nga ndegjesa buzeqeshēse i njē fragmenti sjellje sē adaptimit pērshtatēs me masa represale tē kryera nē mēnyre konstante tē pērsēritjeve ripërsēritēse tē sē qēnurit mirē. Sjellja veqantuese e kalimit konform sē nxehtesis se lartē dhe pastrimi duhur nga takime krizash ku vērehet dhe jo aw e pregatitur nē volum fitues tē nxehtesis sē suksesit nga rezultati shqetsues me pasqyrim pērmblefhēs ku mbinxehtesia politike sē njē instabiliteti thellues
Po ne Whatsapp ia kishe thene Edvinit se e mbeshtesni per ne BE dhe nuk ish nevoja me harxhu leke kot as shqiptaret e as francezet! A jetojme ne epoken digjitale?! Apo...
Cfare faji kane europianet se i behet Ed mavria pulle poste atje se ka frike nga pelikani me krela ne Tirane.
Gjeli i Europes, mos e ftoni kot Ed mavrine me qillota neper takime dhe mos degjoni dallaveret e tij, se nuk e ka te gjate ne pushtet. Ne vendin e tij po vlojne protestat cdo nate. Do e qeroje pelikani kacurrel nga karrigia kryeministrore me gjithe opingat e bardha.
Ore, po francezi nuk te ka kerkuar ndonje cope toke si te tjeret, apo vetem tall bythen me ty ky?