Na duhet në qeveri teknike, Berisha e shiti lirë të drejtën e autorit

23 Qershor 2026, 19:40Politika TEMA
Na duhet në qeveri teknike, Berisha e shiti lirë të drejtën

Nga Musa Kurtulaj

Një javë pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit të vitit të kaluar, Sali Berisha kërkoi publikisht formimin e një Qeverie teknike dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja. Këtë refren Berisha dhe PD e përsërisin prej mbi një viti. Ndërkohë edhe opozita e bulevardit në Tiranë prej tri javësh kërkon dorëheqjen e Qeverisë, krijimin e një Qeverie teknike me afat njëvjeçar dhe zgjedhje të reja ! Ku ka qënë që nuk paska dëgjuar se këtë kërkesë e bën prej një viti opozita zyrtare ! Nejse, tek e fundit përsëritja është nëna e dijes thonë filozofët ! Më duket se ka një keqkuptim për Qeverinë teknike në raport me realitetin. Qeveri teknike është kjo që kemi, kështu që ata që duan ta ndërrojnë, të kërkojnë Qeveri politike ! Më teknike se Qeverinë e sotme nuk kemi ku ta gjëjmë !
2. Sali Berisha deklaroi sot se lshte njohur me 5 kërkesat e protestës, dhe se PD do ti analizojë ato për ti debatuar në Kuvend ! Berisha njihet si njëri me memorie shumë të fuqishme, ndaj u çuditëm kur e dëgjuam këtë dekleratë pasi duket se ka harruar që këto 5 kërkesa i ka formuluar ai vetë prej një viti; dhe disa prej tyre janë depozituar edhe në Kuvënd nga deputetët e PD-së ! Këto kërkesa që ai i ka përsëritë çdo ditë në konferencen e shtypit, sot zotohet ti shqyrtojë se vinë nga protesta ! Nuk na e merrte mëndja se Berisha e shet kaq lirë të drejtën e autorit ! Si do të ia bëjë që kur të fillojë shqyrtimin e tyre, mund të ngrihen deputetët Bardhi, Tabaku, Zhupa e tjerë dhe ti kujtojnë se këto kërkesa ka disa muaj që i kemi derguar në sekretarinë e Kuvëndit të Shqipërisë, ndaj kështu ne po shesim lirë të drejtën e autorësisë pasi protesta na ka kopjuar ne dhe jo ne protestën e vonuar !

3 Komente

  1. D
    Dire Straits!!!!!

    Askush, askund dhe per asnje arsye, pa lare mire e mire gojen me "lakalute superiore" nuk duhet te guxoje te mare me gojen e ndyre emrin e hyjnorit Sali Ram Berisha, degjuat or ropqira??????

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire__*****__Straits___

      *********RAMA NE BURG______BERISHA NE BURG______MERO DHE ZAGARET E TIJ SI KY LART , NE HALE_________

      Përgjigjjuni
    2. .
      .....

      Hë Mus, po i zbulon petët lakrorit, me ato që thua na lë të kuptojmë se paskeni qënë bashkë PD, PS. Por Berisha nuk është budalla si ty, vazhdon avazin sikur nuk e lidh asgjë me qeverinë edhe pse sot nuk ka njeri të mos e dijë që jeni bashkë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje