Kompani shtetërore për hidrokarburet/ Marrëveshje me Italinë për rezervat strategjike të naftës

23 Qershor 2026, 20:52Ekonomia TEMA
Kompani shtetërore për hidrokarburet/ Marrëveshje me Italinë

Shqipëria synon të krijojë një kompani shtetërore për hidrokarburet që do shërbej si rregullatore në treg.në këtë drejtim u  nënshkrua një memorandum bashkëpunimi me kompaninë italiane Eni e cila do të realizojë një stduim të detajuar të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit.

Kryeministri Rama theksoi se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje shqipëria  synon të arrijë siguri energjitike  duke garantuar rezervat  strategjike të naftës

Ministri I Energjisë Enea Karakaçi tha se Shqipëria ka pasur një diversifikim të burimeve energjitike në vend dhe me këtë hap kërkon ulet ekspozimi ndaj goditjeve të tregjeve ndërkombëtare.

Memorandumi parashikon zhvillimin e studimeve për furnizimin e tregut shqiptar dhe si dhe analizimin e mundësive për krijimin e strukturave të përbashkëta të bashkëpunimit për menaxhimin e këtyre kapaciteteve.

Lini një Përgjigje