Gonxhe: Protesta u mjegullua dhe brenda saj ka shumë krijesa, figura groteske

23 Qershor 2026, 22:00Politika TEMA
Gonxhe: Protesta u mjegullua dhe brenda saj ka shumë krijesa, figura

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat në vend gjatë një interviste në emisionin “Trialog” në RTSH.

Sipas Gonxhes, reagimet e para pas ngjarjeve ishin të kuptueshme në aspektin emocional, por ai theksoi se më pas duhej të kishte më shumë qartësi dhe reflektim.

Ai shtoi se, sipas tij, kjo kthjelltësi nuk erdhi, por situata u bë edhe më e paqartë, duke përdorur metaforën e mjegullës për të përshkruar zhvillimet që pasuan.

Nuk mund të përballemi që ditën e parë, në rrugën e parë, në orën e parë, në sekondën e parë me “të japi dorëheqjen kryeministri” kjo nuk mund të jetë. Na  lejoni ta lexojmë këtë si një emocionalitet i cili është mirë kuptueshëm, por pas kësaj duhet të vinte një qartësi, një kthjelltësi. Kjo kthjelltësi jo vetëm që nuk erdhi por u mjegullua dhe më shumë dhe brenda mjegullës hynë lloj-lloj krijesashj se nuk dua të them ujqër se një pjesë e tyre nuk i bënin dëm askujt jo më kësaj mazhorance por një pjesë e këtyre krijesave u fut ne mjegull dhe mjegulla më pas në ato momentet e lëvizjes së shtëllungave të saj hyjnë dhe dalin figura që janë groteske”, tha ministri.

3 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!!

    Flet per figura "groteske" , ky Gonxhja qe per vete eshte "figure karagjoze" dhe "super hajdut" ne bashki atehere me Palloshin , dhe tani ne "tenderat e ndershem dixhitale" te qeverise !!!!!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tes

      A ka me grotesk se ky gonxhja

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Groteske eshte kur nuk kupton qe nuk ju do me populli dhe ju ka adhur ne maj te hundes. Po qeveria juaj refuzon ta besoj.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje