Zbulime të reja arkeologjike në Bushat të Shkodrës!

23 Qershor 2026, 21:12Kulturë TEMA
Zbulime të reja arkeologjike në Bushat të Shkodrës!

Pranë Bushatit të Shkodrës është zbuluar një tempull antik që mendohet se i përket shekujve IV–III para Krishtit.

Strukturën e zbuluar, arkeologët e interpretuan si një tempull i cili është një nga zbulimet më të rëndësishme të ekspeditave të fundit në këtë sit arkeologjik. Zbulimi është pjesë e kërkimeve në një qendër urbane të periudhës ilire, e cila prej vitesh po studiohet nga arkeologë shqiptarë dhe polakë, nën drejtimin e Saimir Shpuzës.

Struktura ka një sipërfaqe rreth 20 hektarë dhe me një sistem fortifikimi që rrethon qytetin. Kjo qendër ka përmasa të krahasueshme me Shkodrën dhe Lezhën e së njëjtës periudhë.

Vendosja e tempullit në pikën më të lartë të qytetit, me pamje mbi fushën e Zadrimës, Shkodrës dhe Lezhës tregon rëndësinë e kësaj strukture në organizimin e hapësirës urbane antike.

Ndryshe nga Shkodra dhe Lezha, të cilat kanë pasur vazhdimësi banimi dhe ndryshime gjatë shekujve, ky sit ka ruajtur më shumë elemente të strukturës së tij të lashtë, duke krijuar mundësi për të kuptuar më mirë organizimin e një qyteti të kësaj periudhe.

Siti arkeologjik i Bushatit tashmë është shpallur zonë e mbrojtur arkeologjike, duke garantuar ruajtjen e mëtejshme të strukturave dhe dëshmive që po zbulojnë historinë e këtij qyteti antik. A.K./TemA

Lini një Përgjigje