Rame Lahaj mban koncert në Shirokë!

23 Qershor 2026, 15:22Kulturë TEMA
Rame Lahaj mban koncert në Shirokë!

Shiroka përjetoi një mbrëmje të veçantë artistike, ku Rame Lahaj & Friends dhuruan një spektakël të jashtëzakonshëm, në një koncert të organizuar nga Bashkia Shkodër, që mblodhi qindra artdashës buzë liqenit.

Tingujt e muzikës, interpretimet brilante të artistëve dhe duartrokitjet e pandërprera të publikut krijuan një atmosferë magjike, duke e kthyer Shirokën në një skenë emocionesh dhe arti.

Për artistin Rame Lahaj, Shkodra është e veçantë dhe energjia që të jep publiku shkodran është unike.

Koncerti u shndërrua në një nga ngjarjet më të bukura kulturore të sezonit veror, duke dëshmuar edhe një herë angazhimin e Bashkisë Shkodër për promovimin e kulturës dhe organizimin e aktiviteteve artistike që pasurojnë jetën kulturore të qytetit.

Për maestron Zef Çoba, të tilla evente e kthejnë Shkodrën aty ku i takon, në piedestalin e muzikës shqiptare dhe të eventeve të mëdha.

Publiku shijoi një mbrëmje plot emocion, muzikë cilësore dhe interpretime që u pritën me ovacione nga të pranishmit. A.K./TemA

Lini një Përgjigje