VIDEO/ Perla nga tubimi para Parlamentit, protestuesi “zbulon” konspiracionin gjeopolitik pas “shpërbërjes së Shqipërisë”

2 Korrik 2026, 11:23Sociale TEMA
VIDEO/ Perla nga tubimi para Parlamentit, protestuesi “zbulon”

Protesta para Kuvendit ka prodhuar edhe një tjetër moment të pazakontë, këtë herë me një qytetar që ka zbuluar 'konspiracionin gjeopolitik të asaj që po ndodh në Shqipëri.

Sipas tij, pas zhvillimeve të fundit qëndron një strategji për “shpërbërjen e Shqipërisë”, e lidhur me një akt terrorist në Vjenë në vitin 2020, ku, sipas versionit të tij, ishin përfshirë francezët, serbët dhe austriakët.

"Tani që të dini historinë. Në nëntor të 2020-ës në Vjenë ka ndodhur një akt terrorist. Ka qenë një akt i parapërgatitur nga francezët, serbët dhe vetë austriakët, ku një shqiptar ka vrarë një shqiptar tjetër dhe disa shqiptarë të tjerë dhe është kapur nga një police austriake, po me origjinë shqiptare.

Është e vërtetë kjo. Dhe e kanë zbuluar turqit këtë fakt që ka qenë prit. Në temë, temë. Edi Rama po ju jep tokat Vlonjatëve sepse është i shantazhuar. Kaq i thjeshtë fare."

Kështu, mes thirrjeve politike, tensioneve fizike para Parlamentit dhe përplasjeve me policinë, protesta prodhoi edhe teorinë e radhës, ku Vjena, Vlora, Turqia, Serbia, Franca dhe Austria u bashkuan në një fjali të vetme.

4 Komente

  1. P
    Parid Turdia

    Ti qeke per drejtues kryesor i protestes

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Protest pra.Shanc me u mbledh bashke gjithe idiotet.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptar

        Ik ore idjot

        Përgjigjjuni
        1. k
          kasemi

          JEPINI XHAXHIT UJE SE ESHTE VAPE

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje