Kaos në kufi me Greqinë, sistemi doganor grek ndërpritet papritur, qindra automjete në pritje në temperatura të larta

1 Korrik 2026, 13:50Sociale TEMA
Kaos në kufi me Greqinë, sistemi doganor grek ndërpritet

Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar radhë të gjata dhe pritje të konsiderueshme për udhëtarët.

Prej rreth tre orësh, funksionimi i sistemit në anën greke është ndërprerë, duke bllokuar kalimin e qytetarëve shqiptarë dhe udhëtarëve të tjerë që synojnë të hyjnë në territorin grek. Si pasojë, në zonën neutrale është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, ndërsa temperaturat kanë arritur deri në 30°C.

Sipas udhëtarëve në vendngjarje, pala greke nuk ka dhënë ende sqarime zyrtare për situatën. Ndërkohë, pala shqiptare raportohet se po funksionon normalisht, pa probleme në përpunimin e dokumenteve.

1 Komente

  1. M
    Mentaliteti mesjetar i kishës

    Rob ku ti kenë. Legenat. Akoma më sjellje primitive ndaj shqiptarve. Sh shpejt do i kthehet mbrapasht

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje