Bashkimi Evropian shihet nga shumica e qytetarëve evropianë si një “oaz stabiliteti” në një botë të përfshirë nga konflikte, sipas një Eurobarometri të publikuar nga Parlamenti Evropian. Sipas sondazhit, 75% e të anketuarve e konsiderojnë BE-në një pikë stabiliteti, një rritje me 8 pikë krahasuar me gjashtë muaj më parë.
Gjithashtu, 74% e qytetarëve e vlerësojnë si të dobishme anëtarësimin në BE, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë. Ndërkohë, 68% shprehen se BE duhet të jetë më e fortë në mbrojtjen e qytetarëve nga krizat globale dhe rreziqet e sigurisë, ndërsa 73% mendojnë se Bashkimit Evropian duhet t’i jepen më shumë burime për të përballuar sfidat globale.
Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola deklaroi se në një kohë pasigurie globale, qytetarët po e shohin gjithnjë e më shumë BE-në si një pikë referimi dhe stabiliteti, duke e cilësuar këtë besim si një nga resurset më të mëdha të Evropës.
Megjithatë, qytetarët shfaqin më shumë shqetësim për situatën ekonomike dhe koston e jetesës. 83% e të anketuarve deklarojnë se janë të kënaqur me cilësinë e jetës së tyre, por 44% thonë se pasiguria është ndjenja dominuese. Sipas Eurobarometrit, 47% e evropianëve e konsiderojnë inflacionin dhe rritjen e çmimeve si prioritet për Parlamentin Evropian, një rritje me 6 pikë krahasuar me vjeshtën e vitit 2025.
Po ashtu, 29% presin një ulje të standardit të jetesës në vitet e ardhshme, ndërsa vetëm 18% presin përmirësim. Frika është më e theksuar në Franca, ku 44% e qytetarëve shprehen pesimistë për të ardhmen ekonomike.
Në përgjithësi, treguesit e vlerësimit për BE-në dhe Parlamentin Evropian mbeten të qëndrueshëm. Megjithatë, 59% e të anketuarve thonë se janë të kënaqur me mënyrën se si funksionon demokracia në BE, një rritje me 5 pikë krahasuar me Eurobarometrin e mëparshëm.
Shume vende te pushtuara nga Perandoria Romake e shikoin Perandorine Romake si oaz stabiliteti. Njesoj me Perandorine Otomane. Perandoria AustroHungareze shikohej si e tille ne vendet qe ajo mbane nen zoterim, Anglezet ne bote shikohej si perandori stabiliteti. Ka stabilitet ne vendet qe jane nen thundren e pushtuesit. Pyetja ne keto situata ka qene dhe eshte nese njerezit duan stabilitet e siguri apo liri? 250 vjet me pare kur Baballaret e Amerikes themeluan shtetin e pavarur te Amerikes deklaruan se ata qe japin lirine per per te blere sigurine nuk meritojne as lirine e as sigurine (Those who would give up essential Liberty, to purchase a little temporary Safety, deserve neither Liberty nor Safety" Benjamin Franklin)