Themeluesi i Gojek dënohet me 10 vjet burg për korrupsion në Indonezi

1 Korrik 2026, 16:16Lifestyle TEMA
Themeluesi i Gojek dënohet me 10 vjet burg për korrupsion në

Një gjykatë në Indonezi ka dënuar me 10 vjet burg Nadiem Makarim, bashkëthemeluesin e super-aplikacionit Gojek dhe ish-ministër i Arsimit, pasi e shpalli fajtor në një çështje korrupsioni që lidhet me prokurimin e laptopëve Chromebook për shkollat.

Sipas prokurorëve, skema e prokurimit shkaktoi humbje prej rreth 125 milionë dollarësh për shtetin. Gjykata urdhëroi gjithashtu Makarim të paguajë një gjobë dhe dëmshpërblim, ndërsa ai ka mohuar çdo akuzë dhe ka njoftuar se do ta apelojë vendimin.

Çështja lidhet me blerjen e Chromebook-ëve gjatë viteve 2021-2022, kur Makarim shërbente si ministër i Arsimit. Prokurorët pretenduan se ai favorizoi Google në procesin e tenderimit, pasi kompania kishte qenë më herët investitore në Gojek. Nga ana e tij, Makarim ka këmbëngulur se vendimi për blerjen e pajisjeve u mor për arsye ekonomike dhe se nuk ka përfituar personalisht.

Vendimi ka shkaktuar reagime të forta në Indonezi, ku dhjetëra mbështetës, përfshirë drejtues të Gojek, u mblodhën jashtë gjykatës për të shprehur solidaritetin me sipërmarrësin e njohur.

Burimi: Reuters

Lini një Përgjigje