Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka shpëtuar nga shkarkimi kryetarin e bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari edhe pse u dënua me 6 muaj burg nga SPAK për fshehjë të një dënimi në Greqi në formularin e dekriminalizimit.
Komsioneri tha se, edhe pse ishte dënuar, fakti që dënimi ishte shlyer në punë publike, e bën atë të paqënë.
Lefter Maliqi, pasi humbi përballë Hajdarit në zgjedhje, pas 3 vitesh humbi edhe këtë betejë administrative.
Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve: Kryetari i Bashkisë Kuçovë ka pasur një proces penal për formularin e dekriminalizimit dhe ka dalë me një dënim për të, që u shlye me punë në komunitet.
KQZ ka pasur një qëndrim për një rast tjetër të mëparshëm, dhe unë si Komisioner, në kuptimin që kam për ligjit, nuk jemi në kushtet e ndalimit.
Në rast se aplikohet neni 63, pra, konvertimi i dënimit në punë publike. Dënimi i tillë quhet i paqënë. Nuk ekziston në kuptim të këtij neni.
Në rastin e Bashkisë Mallakastër kështu vendosëm, u konfirmua nga KAS dhe nga Kolegji Zgjedhor.
Iu pren shpresat Maliqit!