Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Besnik Tahiri, e cilëson mjaft të dëmshme përfshirjen e politikanëve të Kosovës në protestat mbi 1 mujore në Shqipëri. Sipas tij, kjo do të sillte një konflikt të hapur mes dy shteteve shqiptare.
“Ajo që dua të them sa i përket protestave në Republikën e Shqipërisë është bukur e thjeshtë. Protestimi dhe demonstrimi është mjet demokratik dhe u takon institucioneve të shtetit shqiptar ta trajtojnë këtë çështje, dhe vetë atyre që i kanë kërkesat dhe shtetit shqiptar për me e trajtu. Pra, kjo nuk është çështje e brendshme e jona. Kërkesa ime është që askush prej nesh të mos ta marrë guximin as të involvohet, as të protestojë, as të vendosë kauza politike në Shqipëri, për shkak se kjo nuk e ndihmon as Shqipërinë, nuk e ndihmon as kauzën e protestuesve, nuk e ndihmon as Kosovën, mirëpo vetëm sa e vendos në konflikt të hapur shtetin shqiptar me Kosovën,” thotë deputeti i AKK.
Tahiri vlerëson situatën si mjaft delikate, sidomos në kontekstin e integrimit të Shqipërisë në BE, për të cilin siç thotë, armiqtë shekullorë të Shqipërisë dëshirojnë të krijojnë pengesa.
“Shqipëria është vetëm dy hapa para anëtarësimit të vet në Bashkimin Evropian. Protesta është demokratike, se qysh e trajton shteti shqiptar dhe institucionet, është çështje e tyre. Por një gjë e di: armiqtë shekullorë të shqiptarëve, të Shqipërisë, duan me pa Shqipërinë të penguar në ecjen e saj drejt Bashkimit Evropian. Ky është procesi më historik i kombit shqiptar pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Është anëtarësimi në BE.” shprehet Tahiri.
Deputeti i rizgjedhur i AAK për legjislaturën e re, ngre pikëpyetje dhe e cilëson të pakuptueshme përfshirjen e eksponentëve të partisë Vetëvendosje të Albin Kurtit në prostestat në Tiranë. Thotë se politika e Kosovës duhet të përçojë mesazhe bashkimi e jo të thellojë ndarjen mes Shqipërisë e Kosovës.
“Le të jenë protestat, ndodhin, por jo të involvohen shqiptarët e Kosovës, jo të involvohen partitë politike, sepse ne kemi pa eksponentë të partisë politike të Vetëvendosjes duke protestuar dhe ne nuk e dimë pse. Nuk dua të paragjykoj protestën, nuk është e imja. Mirëpo, si dikush që ka funksion publik të lartë dhe ka pasur funksione të larta, unë e di që armiqtë e Kosovës, armiqtë e Shqipërisë dhe armiqtë e shqiptarëve e kanë bukur në agjendën e tyre pengimin e Shqipërisë për t’u bërë anëtare e BE-së, portretizimin e shqiptarëve dhe lidhjen e tyre me elementin radikal islam, si dhe me agjenda jo-perëndimore. Mbi të gjitha, synimi është destabilizimi Kam thirrje të drejtpërdrejtë për të gjithë ata: t’i këqyrim punët tona në Kosovë, sepse kemi boll probleme. Mos t’i shtrijmë duart dhe mos të involvohemi në një çështje që është e tyre, është e protestuesve, është e kërkesave dhe është e qeverisë. Me këtë po i bëhet dëm historik shqiptarëve, Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk na takon neve ta thellojmë ndarjen, neve na takon të përçojmë mesazhe uniteti dhe t’ia lëmë qytetarëve të Shqipërisë të vendosin kë duan ta kenë udhëheqës. Protestimi është e drejtë demokratike, ndërsa involvimi i Kosovës është sulm i drejtpërdrejtë ndaj shtetit shqiptar në një situatë jashtëzakonisht jetike dhe sensitive për Shqipërinë.” përfundon deputeti Besnik Tahiri.
Ditët e fundit thirrje kundër përfshirjes së politikanëve shqiptarë nga Kosova apo Maqedonia e Veriut janë bërë nga Ramush Haradinaj dhe Ali Ahmeti të cilët i kanë dënuar ndërhyrjet që po shihen javët e fundit në zhvillimet e Tiranës. Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka patur një reagim për ngjarjet.
Per Shqiperine nuk ka deme , ne po kerkojme mbylljen e kufirit Serbe. Shtetas te huaj qe kryejne akte terroriste ne nje nje shtete tjeter duhen denuar si terrorist.
PERCARJA eshte qellimi. Dhe po e arrijne.
Albin Kurva dhe zagaret e tij duhen shpallur persona non-grata. UDBashat duhen denuar dhe te kthehen mbrapsht me shkelma pas bythe sic e meritojn!
Kosoven nuk e perfaqson disa dhejtra mjekrosh te veshur me te zeza e makina luksi qe sillen si fashiste rrugeve te Tiranes duke bere zhurme, kanosur njerez e duke mos respektuar as sjelljen minimale te edukates qyqetare. Policia tu vendos gjoba te renda pa meshire. Jane 1 milion shqiptare te Kosoves nga Saranda e deri ne Velipoj qe pushojne dhe vine nga gjithe Evropa. Keta jane patriotet e vertet qe paguajne taksat, shpenzojne ne Shqiperi dhe nuk bejne asnje dem. Jane turistet me te mire qe vine ne Shqiperi. I shoh ne Vlore jane te regullt, me edukate dhe sillen si njerez. Makinat e luksit me targa zviceriane e gjermane i parkojn ne vendet e caktuara dhe respektojn reegullat. Nuk ankohen kurre, vetem shqiptaret e shqiperise qahen dhe nxihen ne surrat. Ika njer se filloi vapa, na presin flamingot per not.
Ky eshte pjese e bordit te kriminelave dhe krimit ne Kosove,jane qarte,jane ligshtu,jane qerru,kane humbe udhen ne oborr,nga friga se po ju shkon aseti kombetar edi trathetari ne luften e tyre kunder Albin Kurtit.Shihni si jane bashku krejt opozita e Kosoves dhe regjimi i edi rames,pra kryekrimineli me kriminalat cep en cep hapsires kombetare,jane ba bashke dore per dore,nuk leshojn rrugen e din qka i pret,burgu dhe konfiskimi i pasuris se vjedhur dhe zhvatur.Per para keta e shesin edhe nenen e tyre e lere me Shqipnin e Kosoven,edhe kane shit,opozita ne Kosove ka shit veriun e Kosoves,edi rama detin jone greqise dhe ishullin e sazanit.Shefi i ketij kloni,lamushi,i ka dhuru malit zi mira hektar toke Kosove per 6 muaj kryemenister,paramendo ç'ka jep nga Kosova per nje apo dy mandate.Opozita ne Kosove,thiret e perdridhet,ne emer te luftes se "UÇK"-se,ne fakte jane uzurpatoret e saje,kane vjedhe e plaqkit,sa u ka dasht qefi e shpirti,kane vendos ne pozita njerzit e tyre per mos ndeshkim dhe ndarje te plaqkes.Po ashtu ky soj dhe klon permes veteranve te rrejshum ku demtohet rende buxheti i shtetit sigurojn votat dhe pushtet,nje llogaritje e thjesht del te perqindja e votave qe kane.Pra shteti raste i pa shembullt ne bote permes buxhetit paguan antarsin partive opozitare,per ate keto parti heshtin,nuk flasin per veteran te rrejshum.Keta jane mjerimi dhe fatkeqesia e kombit shqiptar,denimin e zotit po e po, por edhe te ligjit dhe burgun kane me provu ne Dubrav.