VIDEO/ “Mbylle gojën, o legen”, Ulsi Manja përplaset me Ivi Kason në Komisionin për Reformën Zgjedhore

1 Korrik 2026, 13:40Politika TEMA
VIDEO/ “Mbylle gojën, o legen”, Ulsi Manja përplaset me

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore është regjistruar një debat i ashpër mes Ulsi Manjës dhe Ivi Kasos.

Sipas informacioneve, tensioni nisi pasi Ivi Kaso ndërhyri disa herë, duke i ndërprerë fjalën Manjës gjatë diskutimit. Kjo solli reagimin e ashpër të këtij të fundit, i cili iu drejtua me tone të forta.

Manja: “Po shoh rendin e ditës këtu, seancë dëgjimore. Që mbledhja të rikthehet në normalitet, dua të kujtoj se Prokurori ka raportuar mbi veprimtarinë e tij në komisionin përgjegjës javën e kaluar. Aty janë trajtuar të gjitha këto çështje. Edhe drejtuesi i SPAK-ut do të paraqitet më 3 korrik për të raportuar mbi luftën kundër kriminalitetit. Unë mendoj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, se ata janë thirrur për të dhënë rekomandime lidhur me punën.”

Në sallë u dëgjua shprehja: “Gjithçka është në rregull”.

Manja: “Prisni ta përfundoj unë fjalën. Secili është i lirë këtu. A ka mundësi, për procedurë? Zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, ju lutem referojuni saktë rendit të ditës dhe qëndroni te ajo. Mbylle gojën, o legen. Mbylle gojën, se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi? Sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe.”

Gjiknuri: “I kemi thirrur këtu për çështjet e krimeve zgjedhore. Nëse doni ta kthejmë në një seancë produktive, le t’i dëgjojmë.”

1 Komente

  1. F
    Franci

    Ky Ivi Kaso është një fytyrë e ndyrë, një skuth e shërbëtor i nongratës.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje