Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka ngritur shqetësimin për personat që janë të shpallur në kërkim ose që janë të dënuar dhe arrestimi i tyre nuk është kryer ende.
Në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Braho tha se për persona të veçantë janë duke menduar një strategji për t’i arrestuar vetë. Braho tha se nuk e di arsyen pse nuk arrestohen!
“Nuk ka kapacitet operacionale që SPAK sot të bëjë arrestime të personave në kërkim. Siç është fenomen shqetësues për ju, mund të jetë edhe për ne. Kemi disa të kërkuar me masa sigurimi në mungesë, apo të dënuar në mungesë.
E kemi ngritur vazhdimisht këtë shqetësim. A kemi një strategji? Është herët s’dua të bëj diçka publike sot, por ajo që mund të them është se po mendojmë një reagim të ndryshëm institucional nga SPAK që të jetë i aftë ti bëjë vetë këto veprime të veçanta të natyrës operacionale”, tha Braho
Bravo Spak, do behesh edhe polici tash! Po vete vete-arrestime do beni? Psh. a do arrestoni Dadon per shkelje ligjit?
Po GUZHINIER DADO DOJETE AKOMA PORDHKUROR I SKAPIT ?? DO TA ARRRSTONIPERSHPRDORIMDETYRE???? HE M E JU Q R.
E rrezikshme idea e këtij njeriu...larg qoftë...!