Avokati i Popullit viziton në QSUT punonjësit e lënduar të Policisë

1 Korrik 2026, 09:18Kronika TEMA
Avokati i Popullit viziton në QSUT punonjësit e lënduar të

Avokati i Popullit, Endrit Shabani, vizitoi mbrëmjen e djeshme në spital punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët u lënduan gjatë protestës përpara Parlamentit.

Z. Shabani theksoi se integriteti fizik i punonjësve të rendit në krye të detyrës është i pacenueshëm. Dhuna është e papranueshme, dhe kushdo që e ushtron apo e inkurajon atë duhet të përgjigjet para ligjit.

Avokati i Popullit dënon çdo akt dhune gjatë zhvillimeve të sotme, nga cilido që vjen, qoftë ndaj qytetarëve apo ndaj punonjësve të policisë.

Në përmbushje të mandatit kushtetues, Avokati i Popullit rikujton se e drejta për tubim është shtyllë e demokracisë dhe duhet të ushtrohet paqësisht. Çdo akt dhune dëmton vetë protestën qytetare dhe cenon të drejtën e atyre që duan të protestojnë paqësisht.

4 Komente

  1. D
    Doda

    Institucioni me i pavlere pse duhet shpenzuar buxhet per tu dhene paga shume te larta ketyre.Ankohen njerezit per pagat e deputeteve ata qe punojne tek ky gjoja institucion demokratik kane pagat me te larta se deputetet.Duhet ristrukturim deri dhe suprimim te disa instirucioneve qe dalin nga parlamenti Nuk mund te vazhdohet me paguaj e mos druaj

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bravo

      Avokati i popullit qe nuk pranohet nga populli. Qesharak xhuxhi i partise qe do sillte ndryshimin ne 2025

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kris

        Nuk preket polici zoteri. Shko e provojene vendete tjera.? Dhuna errdhi nga protestuesit, ata provokuan te paret.Po policia cfare duhet te bej, te rri e te shofi? Prandaj duhet te jemi korekte dhe te themi te verteten. Ai qe u zvarrit, e beri vet, nuk i bindej policise dhe zvarriste kembet. Kemi sy dhe shofim. .

        Përgjigjjuni
        1. O
          Oturaku

          Provokatoret janë në mes të policisë

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje