A2 CNN ka siguruar pamje të shoferit të minibusit që humbi jetën dje në hyrje të autostradës Tiranë-Durrës. A2 CNN mëson se 36-vjeçari Redion Hasimi, njihej si një shofer shembull dhe që nuk kishte kryer asnjë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Aksidenti tragjik ndodhi pasditen e djeshme në hyrje të kryeqytetti, ndërsa furgoni i përfshirë në aksident i përkiste linjës së Beratit dhe po udhëtonte nga Berati drejt Tiranës.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor, A2 CNN mëson se policia dyshon që drejtuesi i autobusit ka pasur një kolaps shëndetësor.
Policia ka marrë në pyetje pasagjerë të cilët kanë deklaruar se shoferi ka sinjalizuar se nuk ndihej mirë dhe se kishte shqetësim.
Po ashtu, pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë te korsia e emergjencës, grupi hetimor ka vënë re se nuk ka asnjë shenjë frenimi, pra dyshohet se gjendja e rënduar shëndetësore nuk i ka dhënë mundësi as të frenojë dhe as të ulë shpejtësinë, pasi përplasja ka qenë e fortë me barrierën e hekurit për shkak të shpejtësisë.
Ndërkohë, autobusi ka rezultuar që nuk ka pasur defekt, madje 1 muaj më parë kishte bërë edhe kolaudimin.
Si pasojë e aksidentit, mbetën të plagosur edhe 12 persona të cilët u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Disa prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë.
Vraksinat e covid
Sa Gjynah