“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”, Rexhaj: Në këtë moment, Shqipëria ka nevojë për stabil

1 Korrik 2026, 09:05Politika TEMA
“Ka shkëndija se protestuesit e kanë humbur durimin”,

Analisti Albatros Rexhaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe protestat, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për stabilitet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian.

I ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Rexhaj u shpreh se gjatë protestave po vërehen shenja të humbjes së durimit nga ana e qytetarëve, ndërsa vlerësoi se kjo duhet të shërbejë si sinjal për qeverinë.

“Ka shkëndija të humbjes së durimit. Për mua nuk ka shumë rëndësi gjuajtja me vezë, por deklaratat më pas se nuk do të mbahet përgjegjësi për çfarë pritet më pas. Duhet thënë që po kalon në humbje durimi nga ana e protestuesve dhe kjo është me vlerë për qeverinë”, tha ai.

Sipas analistit, qytetarët protestojnë për problemet konkrete që hasin në jetën e përditshme, veçanërisht në raport me pushtetin vendor.

“Njerëzit në rrugë kanë dalë sepse duan të shkojnë në bashki dhe të mos kenë përballë një kryetar arrogant. Njerëzit e vrasin mendjen për pikën ku kanë kontaktin e drejtpërdrejtë me institucionet”, u shpreh Rexhaj.

Ai komentoi edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama ndaj kërkesave të qytetarëve, duke theksuar se politika duhet të jetë gjithmonë e gatshme të reagojë ndaj shqetësimeve të tyre.

“Rama po thotë se ai po i dëgjon qytetarët e vet. Por qytetari kurrë nuk është i kënaqur dhe gjithmonë ka të drejtë të kërkojë më mirë dhe politika duhet të përgjigjet”, deklaroi analisti.

Në përfundim, Rexhaj theksoi se ruajtja e stabilitetit politik mbetet një element i rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa vendi vijon rrugën drejt integrimit në Bashkimin Europian.

5 Komente

  1. e
    erioni

    Kujdes o njerez. Ju nuk e njihni Dritan Goxhaj. Eshte arrestuar ne rreth viteve 2000-2001 sepse mbante ne banese me qellim trafikimi 3 bomba aktive, ku njera prej te cilave kishte fuqi sa te rrafshonte godinen e Kryeministrise. Kerkoni informacion nga prokuroria se pse u lirua dhe ku ndodhen aktualisht provat materiale.

    Përgjigjjuni
    1. E
      E di ti

      Rexh rrobt pra, zgjatim i pushtetit te korruptuar te rames.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Albatros KURVA

        Po nore albatros kurva u ka humb durimi protestuesve,ae din pse e para eshte se po kerkojme Ju e shoket tuaj me u kap e me u VARE per bolesh ! Vjen ti more KURVE nga Kosova me na dhan mend neve ,ik ik sa nuk te kemi kap ala se po te kapem do ju VARIM per bolesh ne mes te Tiranes ! IK ore SPIUN i Serbis bashke me BATON kurven e BUZHALEN po u zume te mjeret Ju

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kodra mbas Bregut

          Po kur mbajne dhe flamurin kombetare ne proteste dhe nuk bejne gje tjeter vecse e bejne pis kjo duket dhe nga fjalori e gjestet qe bejne

          Përgjigjjuni
          1. N
            Një vlonjat në Londër

            Robt ty ku ti kesh legen, malok injorant.Ne nuk jemi zgjatim i asnjë pushteti,por qytetarë të përgjegjshëm që nuk duam që vëndi jonë të destabilizohet siç bëri sali qeni më 1997.Dhe nuk do të lejojmë që pakënaqësitë e qytetarëvr që kanë shumë të drejtë të protestojnë kundër zyrtarëve të korruptuar e arrogant në hallkat e pushtetit nga qëndra e gjer tek pushteti lokal.E dimë që kadastrat e qyteteve tona janë të mbushura me militantë të korruptuar që ua kanë plasur buzën qytetarëve duke mos u dhënë çertifikatën e pronësisë për pronën e tyre gjer në afate absurde gjer në 20 vjet dhe kjo është e paoranueshme dhe poshtëruese.Ka edhe hallka të tjera korruptive,nuk ka ujë 24 orë në qytetet tona,nuk hiqen plehrat nga rrugët e qyteteve,le më të fshatrave,hidhen mbetjet spitalore në përrenj e lumenj pa përgjegjësi,nuk ka kontroll të ushqimeve që konsumojnë qytetarët,spitalet nuk kanë ilaçe për të sëmurët dhe këta i blejnë me paratë e tyre,rrugët në lagjet periferike te qyteteve tona janë copë-copë ku të mbyt uji e balta në Dimër e pluhuri në verë,por gjithsesi nuk duhet të lejojmë që këto të meta të qeverisë në qendër e në pushtetin lokal të shoqëruara me frustrim nga qytetarët të shfrytëzohen nga armiqtë e Shqipërisë dhe të paguarit e tyre në vëndin tonë për të destabilizuar Shqipërinë si më 1997-1998.Ata qeleshanët e saliut që kanë zbritur nga malet për dhunë do të marrin përgjigjen e merituar nga populli dhe organet që mbrojnë rendin dhe ligjin.Po ua mbajti bytha le të veprojnë Arben Kolët e Dritan bishtqenët,sepse populli që do qetësi do t’ua shtypë kokën qelbësirave.Protesta e sensibilizoj qeverinë për të marrë masa për të reflektuar për problemet që shqetësojnë qytetarët. Protesta të marrë fund tani dhe njerzit t’i kthehen jetës normale.Pushtetin me dhunë ta harrojnë klta halabakë bulevardi.Le të formojnë parti politike,të bëjnë një program për të ndryshuar situatën dhe të paraqiten në zgjedhjet e 2029.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje