Maradona ishte, është dhe gjithmonë do të jetë numri 10. Në vitin 2018, Diego guxoi të parashikonte se si do të ishte Kupa e Botës 2026, e mbajtur në SHBA, Meksikë dhe Kanada. “Amerikanët do të duan katër pjesë për reklamat”, deklaroi Maradona. Koha i ka dhënë të drejtë.
“Nuk më pëlqen, nuk ka pasion. Kanadezët mund të jenë skiatorë të mirë, çfarëdo qoftë, dhe amerikanët donin të luanin katër pjesë 25-minutëshe për reklamat. Do të na duhet të luajmë 100 minuta”, pohoi Diego, duke qeshur… dhe nuk kishte gabim
Ne kohen tende , abc futbolli ishte abetarja e cdo sporti , ky sport luhej me kembe. Sot grenxat e luajne me regjister ne dore thjeshte per pare. Qe parja I ka degjeneruar ne zemer. Shih federaten tone, futbollin tone ku u katandis, sdo jete e larget koha, kur futboll do jete thjeshte si nje makinete e kazinos.ku ne stadiume do jene vec big brother vip tonet, dhe nderkombtare influencer. Na ishte nje here futbolli, kur lotet dilnin mbas humbjes. Sot mezi presin te humbasin te shkojne ca ne mikonos, ca ne zvernecin tone protestues. Si perfundim, paloka dhe taulanti ,shohin finale ne bernabeu . Tifozet ne proteste therrasin, Rama trump, jepni dorheqen. Penalltine ta gjuaj berisha.
I modh Gaetano!
Po mire mor napolitan, si do pijne njerezit leng me gaz e sheqer po nuk vume reklama gjate ndeshjes. Po nuk hengren e pine njerezit pisllëqet e kimise moderne, atehere do semuren me rralle, edhe na ngelen edhe mjeket pa pune. Na bie e gjithe ekonomia pertoke. Prandaj reklamat do t’i veme, edhe njerezit t’i edukojme te blejne gjera qe s’u duhen ose qe u shkurtojne jeten.