Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Dushaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Dushaj, i cili më herët ka mbajtur edhe detyrën e kryetarit të PD-së në Tropojë, si dhe postin e kryebashkiakut të këtij qyteti, nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e paraqitjes së tij në SPAK.
Deri më tani, mbeten të paqarta shkaqet e thirrjes së ish-zyrtarit vendor nga organi i posaçëm i akuzës.
Lini një Përgjigje