Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja shpjegoi në rrjetet sociale planin e ri për mbrojtjen dhe administrimin e Parkut Arkeologjik.
Gonxhja thotë se, deklarimi i këtij parku si “Pasuri Kulturore e Paluajtshme”, me një vendim të Këshillit të Ministrave, shënon një përmirësim të dukshëm në drejtim të mbrojtjes së kufijve të parkut, duke pasqyruar koordinatat sipas standardeve shtetërore të përcaktuara nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor.
“Plani i ri përcakton më qartë kriteret, procedurat dhe përgjegjësitë institucionale për ruajtjen, konservimin, restaurimin dhe administrimin e parkut, duke harmonizuar mbrojtjen e trashëgimisë kulturore me zhvillimin e qëndrueshëm të territorit. Gjithashtu, ai organizon parkun sipas zonave me nivele të ndryshme mbrojtjeje, bazuar në potencialin arkeologjik dhe rezultatet e kërkimeve të zhvilluara ndër vite”, shkroi ministri Gonxhja.
Ai shpjegoi se, ky përditësim forcon instrumentet ligjore për mbrojtjen e një prej qendrave më të rëndësishme të qytetërimit antik në Shqipëri, duke garantuar që Apolonia të ruhet, të studiohet dhe të zhvillohet si një destinacion i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore dhe turizmit.
Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor ngarkohet për publikimin e hartës së re në Gjeoportalin Kombëtar, ndërsa Agjencia Shtetërore e Kadastrës do të kryejë regjistrimin e vendimit sipas legjislacionit në fuqi.
A.K./TemA
Kur beni "ndryshime ligjore" dihet se cfare pason.Nuk e di a e mban mend berxollen e Nusretit qe pasi e shijove mire e mire , i hoqe Renten minerare atij qe ta pagoi, SAKEQ mANES.Po pregatitet falja e rradhes e nje siti arkeologjik per antishqiptarin e rradhes, ashtu sic e dhate edhe Butrintin.Jeni te pameshirshem dhe po shkelni mbi gjakun dhe eshtrat e paraardhesve tuaj qe e lane me gjak e sakrifica kete toke.