Prapaskenat e 2 Korrikut 1990 dhe makineria e Sigurimit të Shtetit përballë 5 mijë shqiptarëve

2 Korrik 2026, 14:00Dossier TEMA
Prapaskenat e 2 Korrikut 1990 dhe makineria e Sigurimit të Shtetit

Ngjarja e 2 korrikut 1990 shënoi një kthesë historike në rënien e komunizmit në Shqipëri, kur rreth 5.000 qytetarë thyen muret e ambasadave të huaja në Tiranë për të kërkuar azil politik dhe lëvizje të lirë. Kjo krizë kulmoi me largimin e tyre të sigurt pas 11 ditësh, duke tronditur përfundimisht themelet e izolimit të regjimit.

Është momenti kur qytetarët nisën të mposhtin frikën nga regjimi dhe nis me ngjarjen e parë kur një kamion u përplas qëllimisht në murin e Ambasadës Gjermane, duke hapur rrugën që qindra të tjerë të futeshin brenda. Në ditët në vijim, numri i njerëzve qëndroi në rreth 5.000, të cilët jetuan në kushte të vështira në ambientet e brendshme të ambasadave të ndryshme perëndimore.

Në përgjigje të kësaj ngjarjeje, qeveria e kohës u detyrua të negocionte largimin e tyre, dhe falë ndërmjetësimit ndërkombëtar, të gjithë azilkërkuesit u pajisën me pasaporta dhe u larguan nga vendi përmes portit të Durrësit në mes të muajit korrik. Por si sillej dhe çfarë mekanizamash përpunonte Sigurimi i Shtetit ato ditë të kësaj ngjarjeje që tronditi themelet e diktaturës?

Një dokument na njeh me raportin e sigurimit të shtetit ku aludohet se e gjtiha ngjarja ka ardhur si pasojë e agjenturave të huaja, një fljalor I përdorur zakonishte gjatë regjimit. Tema sjell disa faqe të raportit të Sugurimit të Shtetit ku gjenden detaje të mënyrës se si funsksionoi kjo makineri vrastare ndaj popullit shqiptar.

4 Komente

  1. F
    Fjala

    Tema eshte trashegimija me e gjalle e regjimit komunist dhe e ish sigurimit te shtetit

    Përgjigjjuni
    1. P
      PM

      Tamam, eshte ber si zeri i popullit.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Linxa

      Sigurimi i shtetit me orientim te Ramiz Alise nxiten njerezit per te hyre ne ambadada dhe per beri presion atyre qe ti conin ne vendet e tyre sic i derguan

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fshatari

        E megjithate ate nuk duhet mohuar ndihma e kontributi i agjensive te huaja perendimore. Mos harrojme se gjate tere ngjarjeve drejtuesit e levizjes antikomnuste ishin ne komunikim te drejteperdrejte me amabasadat e huaja perendimore. Dhe me pas ishin po keto shtete qe mbrojten, stimuluan dhe financuan keto levizje. Me shume ishin keto agjentura qe detyruan forcat konservatore komuniste e mos benin gjakderdhje. Pra jepuni meritne atyre qe ju takon merita. Propaganda nuk ben pune e as mire. Ajo kur genjen demotn jo vetem historine por edhe mesimet qe duhet te nxjere cdo komb nga histotria

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje