Si u tha ato ditë nga drejtuesit e regjimit për 2 korrikun e ambasadave? “Nuk ka asnjë të vrarë nga ata që u futën në ambasada”. Si tha Ramiz Alia? “Nuk ka asnjë nënë që i mungon djali në shtëpi”. Në realitet, e gjitha kjo ishte një gënjeshtër e madhe. Vetëm 17 vjeç, 2 muaj e 9 ditë, një djalosh me emrin Artin Basha u qëllua me një plumb pistolete nga një polic pikërisht kur kapërceu murin e ambasadës gjermane më 2 korrik 1990.
Punonjësit gjermanë të ambasadës ishin ata që u kujdesën, e mjekuan plagën me mjetet që kishin dhe ishin po ata që e dërguan në spital. Por, për fat të keq djaloshi ndërroi jetë pas operacionit në rrethanë shumë të dyshimta ku me gjasë kanë gisht oficerë të sigurimit. Unë këtë ngjarje e kam trajtuar me hollësi një librin tim “100 vrasjet më të bujshme në historinë e shtetit shqitar” (West Print, 2017), por sot po sjell një detaj që besoj ka jo pak vlerë. Po publikoj pasaportën orgjinale të Artin Bashës.
Atë pasaportë për të cilën ai ëndërronte ta kishte në një formë tjetër dhe me atë të largohej nga Shqipëria. Për fatin e tij të keq ëndrra iu ndërpre në mes. Fatkeqësia tjetër është se askush nuk flet për këtë djalosh. Askush nuk ia përmend emrin.
Asnjë qeveritar nuk i shpreh familjes dy fjalë. Për të mos shkuar te historianët që janë të zënë me punë të mëdha dhe ndoshta historia e trishtë e këtij djaloshi u duket pa ndonjë vlerë. Zotërinj! Nëse 2 korriku 1990 ishte grushti i parë i fortë që regjimi komunist mori nga populli, Artin Basha ishte simboli dhe heroi i asaj ngjarje. Përjetë kujtimi i Artin Bashës!
Bravo zoti Qafoku. Nje histroi e dhimbshme e nje kohe te keqe. Te rinjte sot shume gjera nuk i dine dhe as nuk duan ti dinë. Po degjojne neper tribuna ca pleq aventuriere (Mitatë
Ore keta lloj gazkaresh jane shtuar shume , duhet pare kjo pune . Ai i shkreti si shume cuna tuirone te asaj moshe enderronin vajza , makina luksoze etj . Jo more gazetar plepash nuk iku per te luftuar komunizmin por kujtonin se do te gjenin parajsen .
Revulucioni i kohes,pra sebepi Ambasadat,dallimi eshte i madhe dhe thelbesor,ne ato vite largoheshin ne mase nga Shqipnija,ndryshimin e sistemit kerkonin po ama jeten jashte vendit,...sot,revulucioni çlirimtar i rinis dhe popullit don ndryshim sitemin,por nga brenda, vete eshte shtytsja,vete prin,don zhvillimin dhe perparimin ne Shqipni.Ketu ku regjim dhe qeveri e korruptuar dhe antishqiptare e sheh rrezikun,prandaj edhe shkelmat ka per ti pas te shpeshta dhe te renda,po fundin e garantum,nuk ka shpres me kete qeveri,edi rama ke maru,je trathetar,je bukashkeles i popullit dhe shtetit shqiptar.Largohu me te mire,burrni eshte terheqja,trego se ke pak burrni.
Shumë mirë që i kujtoni,por qëllimi më duket i mbrapshtë Roland.Kjo puna jote në këtë shkrim në mos pastë lidhje me të ashtuquajturën protest lidhet për mua me shërbimin tuaj ndaj politikës së çastit.Andej nga je ti dhe andej nga jam unë i fhonë nuk bëhesh qën nëqoftë se të rahin keq që këlysh.Në atë kohë ju keni qënë në shkollë usht. dhe dihet mirë qëndrimi i asaj shkolle.Qafok të oaktën që mund të bëshë është të luftosh dyfytyrësinë.Lërinia hidhërimin familjes.
Mos flisni kodra pas bregut.U hapn ambasadat dhe jo u futën trimat dhe shëmbën komunizmin.Ju kujtohen dursakët që u futën në ambasada italiane?Ndënjë të rethuar nga policia derisa u lejua pluralizmi...Pra mos i quani trima por thuani fal marëveshjes midis Ramizit dhe ambasadave të huaja u krijua që të djallosej Shqipëria pa u vrarë njerëz.