Kur protesta humbet busullën, radikalizimi i saj prodhon dhunë

2 Korrik 2026, 10:30Blog TEMA
Kur protesta humbet busullën, radikalizimi i saj prodhon dhunë

Nga Fatos Çoçoli

Rrahja barbare deri në gjakosje, dhunimi dje i një njeriu publik, gazetarit dhe analistit Ilir Demaliaj, pavarësisht se motivi në plan të parë nuk ka lidhje me protestën rinore 32 ditore, është, për fat të keq, produkt i radikalizimit dhe gjuhës më të ashpër në rrjetet tona sociale, të nxitura nga kjo protestë.

Protestat janë pjesë e pandashme e një shoqërie demokratike. Ato kanë vlerë, kur shërbejnë si instrument për të artikuluar pakënaqësi, për të kërkuar llogaridhënie dhe për të ushtruar presion publik në mënyrë paqësore.

Megjithatë, historia politike në shumë vende, edhe shumë më demokratike dhe të zhvilluara se ne, tregon se kur një protestë radikalizohet, ekziston rreziku që një pjesë e pjesëmarrësve ose individë të lidhur me klimën e krijuar rreth saj, të kalojnë nga debati, tek intimidimi dhe nga kundërshtimi, tek dhuna.

Kufiri i dobët mes gjuhës së ashpër dhe dhunës fizike

Një klimë e fortë polarizimi mund të krijojë kushte që e bëjnë më të mundshëm kalimin nga gjuha e ashpër te veprimet e dhunshme. Kjo mund të ndodhë për disa arsye.

Së pari, demonizimi i kundërshtarit. Kur figura publike, gazetarë apo analistë etiketohen vazhdimisht si "armiq", "tradhtarë" ose "pengesë për Shqipërinë ndryshe", krijohet një klimë ku individë të veçantë mund të ndihen të justifikuar për të ushtruar presion apo edhe dhunë ndaj “këtyre tradhtarëve”. Retorika e tillë nuk provon lidhje të drejtpërdrejtë me akte të dhunshme, por mund të kontribuojë në rritjen e tensionit.

Së dyti, dobësimi i kufirit midis debatit dhe konfrontimit fizik. Demokracia funksionon mbi parimin që idetë kundërshtohen me argumente dhe jo me forcë. Kur ky kufi relativizohet, rrezikohet vetë kultura demokratike.

Së treti, efekti i turmës. Në protesta masive mund të marrin pjesë individë me motive të ndryshme. Edhe nëse shumica e protestuesve mbetet paqësore, një numër i vogël personash të radikalizuar, mund të kryejë akte të paligjshme, që dëmtojnë jo vetëm viktimat, por edhe legjitimitetin e protestës.

Së katërti, normalizimi i gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Eshtë e frikshme të lexosh disa mesazhe në rrjetet sociale, që do ta donin analistin Ilir Demaliaj edhe të vdekur, pse “ti e meriton klysh k…!”. Fushatat e sulmeve verbale, kërcënimeve apo dehumanizimit ndaj personave publikë mund të krijojnë një atmosferë ku dhuna fizike perceptohet nga disa individë si vazhdimësi e konfliktit verbal. Kjo është vazhdimësia e “revolucionit të flamengove”, që ne duam?

Kjo nuk do të thotë se gjuha e ashpër shkakton domosdoshmërisht dhunë, por se ajo mund të jetë një faktor që kontribuon në klimën e përgjithshme të intolerancës në mjediset brenda protestës. Organizatorët e protestës rinore kanë përgjegjësi morale dhe politike, për të dënuar publikisht çdo akt dhune dhe për të distancuar qartë protestën nga individët që përdorin forcën. Heshtja përballë dhunës, ka rrezik të interpretohet si mungesë e një mesazhi të qartë në mbrojtje të protestës paqësore.

Askush nuk fiton, kur rrihet një figurë publike

Është paradoksale që një lëvizje që pretendon të kërkojë më shumë liri, transparencë dhe drejtësi, të tolerojë, qoftë edhe me heshtje, akte intimidimi apo dhune, ndaj njerëzve publikë. Heshtja përballë dhunës nuk është neutralitet. Ajo rrezikon të perceptohet si mungesë e një qëndrimi të qartë kundër saj.

Edhe më shqetësues është fenomeni i gjuhës së urrejtjes. Kur për javë të tëra figura publike në protestë dhe jashtë saj, nga organizatorët e saj, etiketohen si "armiq", "tradhtarë", "mercenarë" apo me etiketime të tjera denigruese, krijohet një klimë ku një individ i radikalizuar mund të mendojë se po kryen një "mision". Fjalët nuk janë automatikisht shkak i dhunës, por ato mund të ndikojnë në krijimin e një ambienti ku dhuna perceptohet si e justifikueshme nga disa.

Demokracia nuk matet vetëm nga e drejta për të protestuar, por edhe nga aftësia për të mbrojtur, dhe jo dhunuar, mendimin ndryshe. Analistët, gazetarët, aktivistët dhe politikanët duhet të ndihen të sigurt për të shprehur pikëpamjet e tyre pa frikën e sulmeve fizike. Çdo akt dhune ndaj tyre cenon jo vetëm të drejtat individuale, por edhe cilësinë dhe të ardhmen e demokracisë sonë të brishtë.

Askush nuk fiton kur rrihet një figurë publike, një gazetar dhe analist. Humb demokracia. Humb liria e fjalës. Humb e drejta e çdo qytetari për të folur pa frikë. Dhe kur një shoqëri fillon të pranojë heshturazi se kundërshtari politik mund të intimidohet fizikisht, atëherë nuk është më në krizë vetëm protesta. Është në provë e ardhmja demokratike e vendit.

4 Komente

  1. P
    Palloshi

    Epo te jesh kaq rrot akri o Cocole, na paska ndez protesta dhunen thot cocolja. Si ka mundesi te jen njerezit kaq idjot. Po palloshi qe shan e ofendon shqiptaret, u thot fuck ju shqitpareve, ska faj ai? po ata deputet barkderra si derrat e animal farm te orwell, ska faj ata? Po sharjet e patronazhistave ketu, apo hic? Me nje fjal fajin e kan njerezit qe protestojn per hallet e tyre dhe jo ata qe shkaktojn hallet e njerezve. Rrahen Demalian ca laca lagje (dhe vet ai e pranoi) dhe direkt e lidhi Cocolja me protesten. Jemi fiks ne nje sistem Orwellian. Dalin bythlepiresat e qeveris deh te bejn per budalla. NJerez masthrusa e mentalitet 80-lekshi, si ne librin 1984 te Orwell, duan te te mbushin mendjen qe 2 2=5. Ju duheni zbythur sa me par, jeni gangrena e shoqris shqitpare. Palloshi me Sali bajgen jan aty fal derrave si ky Cocolja. Yyyyt derr i shpifur.

    Përgjigjjuni
    1. X
      XXX

      Ore gazetar suflaqesh, po i zoti i punes thote qe eshte ankuar ne polici per ata qe parkojne makinat dhe i bllokojne kalimin dhe ata e kane rrahur, kuse ti thua protesta. Po nje nga arsyet qe protestohet jane ndertimet ta kriter kudo. Fajtor nuk jane ata qe protestojne por ata qe e kane prodhuar situaten per te cilen njerezit rrihen, ata qe japin lejet pa menduar se si ndikon kjo rte komuniteti.

      Përgjigjjuni
      1. J
        Ju qifja udhen

        Syçi Kari gazetar! Protesta degradoi ne dhune se u pallua Ilir Demaliaj, spiun e bir spiuni! O Fatos, që ke mbet fatos, si gjithmone je pallosh. Boke ti e Kar Syçi, beni i dyshe pederastesh

        Përgjigjjuni
        1. çoçoliada e Korrikut

          Kaqoli Qoqol, nuk te zhgenjen Kurrrr ne Shfaqen e Mediokritetit te vet, sa here qe i jepet mundesia!!!! Personi publik, Syçi, e Sqaron vet, se eshte Rrahur(Ne qofte se nuk eshte perplasur me deren e Guzhines!!!) me nja dy veta per çeshtje Parkingu. . . . Pra qe ta kupoj ky çoçoloi----- Ka apo ska protest ne tirane, Nisur dhe nga Tipi qe ka Syçi, ky sherr per parkimin do te ndodhte. ----------------------- . Ajo çka e ben edhe me Qesharake kete çoçoliad, ne mes te vapes se Korrikut, eshte Serioziteti me te cilin Qoqoli Larteson figuren e Syço Intelektualit*!!!! Syçi, Nuk eshte rrahur, se eshte Fugure Publike, ashtu sikunder edhe Azem Hajdari Nuk u vra se ishte Politikan dhe ne opozite. Eshte shum me Ordinere se kaq!!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje