Shpallen fituesit e Grant 2026, Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për startup-et

2 Korrik 2026, 14:10Ekonomia TEMA
Shpallen fituesit e Grant 2026, Ibrahimaj: 16.5 milionë euro për

U shpallën sot startup-et fituese dhe inkubatorët/akseleratorët që do të përfitojnë mbështetje financiare në kuadër të programit Grant 2026 të Innovation4Albania.

Gjatë ceremonisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi se ndërtimi i një ekonomie moderne nis nga mbështetja e të rinjve që zgjedhin të zhvillojnë idetë e tyre në Shqipëri.

Unë kam dashur ta quaj fjalimin tim “Ta ndërtosh Shqipërinë”, të ndërtosh në Shqipëri nga Shqipëria pasi unë mendoj që ky nuk është një slogan patriotik, politik por është ajoi çka përfaqëson çdo të ri dhe të re. Çdo njeri që ka vendosur dhe ka guxuar të ndërtoj një sipërmarrje dhe të çoj përpara një ide dhe me bindjen që kjo ide do të mbështesë ekonominë shqiptare, që do ta transformojë në një ekonomi më inovative, më produktive, në një ekonomi të së ardhmes. Për mua si ministre nuk ka histori më të bukur për të treguar se historia e rrugëtimit të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri. E kam personale pasi e kam ndjekur këtë ekosistem që në krye të herës dhe kam dhënë kontributin tim në ndërtimin e çdo tulle të këtij ekosistemi. Ajo që mund të themi sot me bindje të plotë është se në vitin 2022 ne u zotuam se do të jepnim 10 milion euro në mbështetje të startup-eve, dhe ja ku jemi sot 4 vite pas dhe shuma e financuar për startupt është 16.5 milion euro”, u shpreh Ibrahimaj.

Ministrja ndau edhe disa të dhëna që, sipas saj, dëshmojnë rritjen e ekosistemit të startup-eve në vend. Sipas Ibrahimajt, këtë vit janë regjistruar 189 aplikime, trefishi i një viti më parë, ndërsa mosha mesatare e themeluesve të startup-eve është 33 vjeç.

Një tjetër tregues pozitiv, sipas saj, është rritja e pjesëmarrjes së grave dhe vajzave në sipërmarrje. Në skemën e këtij viti aplikuan 417 vajza dhe gra, dy herë më shumë se një vit më parë. Ajo shtoi se 34.3% e startup-eve të financuara në Shqipëri janë të themeluara nga gra, një përqindje dukshëm më e lartë se mesatarja evropiane prej 16%.

“Ka disa shifra për të cilat ja vlen të jemi krenar, 189 aplikime kanë ardhur nga të rinj dhe të reja, 3 herë më shumë se një vit më parë. Mosha mesatare e themeluesve në Shqipëri sot është 33 vjeç. Brezi i ri guxon dhe vendos që të ardhmen ta ndërtoj mbi sipërmarrjen. Këtë vit në skemën e startup-eve aplikuan 417 vajza dhe gra, dyfishi i vitit të kalua. Kur flasim për startupe të financuara në Shqipëri shifra arrin 34.3%përball një mesatare evropiane që është 16%. Ne nuk duam që ekosistemin ta mbështesim dhe ta zhvillojmë vetëm në Tiranë por në të gjithë qarqet e vendit dhe kjo është arsyeja pse ne sot kemi statupe të cilat i financojmë në Shkodër, në Durrës, në Vlorë, Lezhë, Elbasan etj”, tha ajo.

1 Komente

  1. K
    Kohë

    Ta ndërtosh Shqiperine duke i dhuruar token shqiptare rusosllavot Oleg Depiraska?! Apo duke i dhuruar token shqiptare nje Subashi i vetëshpallur grek me shtetësi!? Apo duke i dhuruar token shqiptare te Vlorës se Flamurit nje turku Osman?! Ik o qelbesire!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje