Kim Kardashian ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale, pasi publikoi një seri fotografish provokuese për promovimin e koleksionit më të ri të markës së saj, Skims.
Edhe pse fytyra kryesore e fushatës publicitare është modelja Hailey Bieber, vetë themeluesja e markës vendosi të bëhet pjesë e promovimit, duke realizuar një set fotografik me disa nga modelet më të reja të koleksionit.
Për fotosesionin, Kardashian u shfaq me një palë të brendshme me motive leopardi, ndërsa në disa fotografi të tjera pozoi edhe me një set në ngjyrë rozë, duke marrë menjëherë vëmendjen e fansave.
Fotot u publikuan në llogarinë e saj personale në Instagram, ku ylli amerikan numëron rreth 345 milionë ndjekës. Postimet u komentuan dhe u shpërndanë gjerësisht, duke konfirmuar edhe një herë ndikimin e saj të madh në rrjetet sociale dhe industrinë e modës.
Kim Kardashian themeloi Skims në vitin 2019, fillimisht si një linjë veshjesh formësuese (shapewear). Me kalimin e viteve, marka është zgjeruar duke përfshirë të brendshme, veshje të përditshme, pizhame dhe rroba banje, duke u shndërruar në një nga bizneset më të suksesshme të sipërmarrëses amerikane dhe një nga markat më të njohura të modës në nivel global.
Lini një Përgjigje