Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është fotografuar nga paparacët teksa po shijon disa ditë pushimi në Ibiza të Spanjës.
Artistja 36-vjeçare u pa duke relaksuar në një jaht luksoz pranë brigjeve të ishullit të njohur, ndërsa tërhoqi vëmendjen me një bikini me motive leopardi, duke shfaqur format e saj në super formë.
Në fotot e publikuara nga mediat britanike, Bebe shihet duke u freskuar në ujërat e Detit Mesdhe, por edhe duke bërë paddleboarding në shoqërinë e miqve të saj, larg angazhimeve intensive muzikore.
Pushimet e këngëtares vijnë menjëherë pas paraqitjes së saj speciale në spektaklin britanik Love Island, ku performoi për banorët e vilës në Majorka. Gjatë emisionit, ajo tërhoqi vëmendjen edhe me komentet e saj plot humor ndaj njërit prej konkurrentëve.
Bebe Rexha po shijon gjithashtu suksesin e albumit të saj më të ri, Dirty Blonde, i publikuar në fillim të këtij muaji. Projekti shënon një etapë të re në karrierën e saj, pasi është albumi i parë që publikon si artiste e pavarur.
Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë muzikore ndërkombëtare, fillimisht si tekstshkruese për emra të mëdhenj si Eminem dhe Rihanna, për të vijuar më pas me hite globale dhe bashkëpunime me artistë të njohur si David Guetta dhe Martin Garrix.
Ndër hitet më të mëdha të saj mbetet kënga I’m Good (Blue), e cila u shndërrua në një fenomen global dhe kryesoi klasifikimet muzikore në shumë vende të botës.
Burimi: The Sun
Lini një Përgjigje