Pse u fshehën deputetët e PD sot, pak minuta para se të niste dhuna para Kuvendit?

2 Korrik 2026, 14:30Politika TEMA

Një detaj në dukje i parëndësishëm, por i dyshimtë, ra në sy sot, pak minuta para nisjes së seancës plenare.

Teksa një grup protestuesish ishin mbledhur para Kuvendit për të hedhur serinë e vezëve dhe miellit kundër deputetëve, një njoftim i beftë doli nga selia e PD-së: mediat u lajmëruan se ajo nuk do të merrte pjesë në seancë.

Deputetë të PD, si Tomor Alizoti, Aurel Bylykbashi, apo Xhelal Mziu e Eno Bozdo, të cilët sapo kishin mbërritur në Kuvend, u detyruan të bënin prapakthehu me urdhër të Sali Berishës, duke u ngujuar në selinë blu. Arsyeja zyrtare e tërheqjes? PD-së i kishte “mbetur qejfi” pse PS nuk do të diskutonte në këtë seancë kërkesat e protestuesve e për këtë arsye, PD kishte vendosur të mos merrte pjesë. Një alibi, e cila nuk qëndron sepse kalendari i punimeve të Kuvendit ishte vendosur ditë më herët dhe në të nuk parashikohej seancë debati për kërkesat e protestuesve.

Një tjetër detaj që i shtohet dyshimit është se, në mëngjes deputetët e PD-së ishin mbledhur fillimisht në selinë blu, me qëllimin për t'u paraqitur në Kuvend.

Po atëherë, çfarë ndryshoi në ato pak minuta?

Frikë nga protestuesit me bikerina vezësh, apo vetë PD-ja kontribuoi për organizimin e akteve të dhunës që pamë më pas para Kuvendit, falë grupit të saj të molotovarëve?

Pse u fshehën deputetët e PD sot, pak minuta para se të niste

5 Komente

  1. Populli !

    Deputetet e PD-s jane te gjithe Bytheqira.....

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ndodhe dhe keshtu

      Qe ne fillim jane organizator te protestes te tjerat jane merre me leng se mishi u mbaru.PD me lufte djegje e konflikt te perhereshem ka ardhur ne pushtet me vjedhje votash mirpo tani ne saje te PS dhe Edit nuk vidhet dot vota dhe per rrjedhoje nuk vine me ne pushtet prandaj kane dale jashte binareve te llogjikes se veprimit demokratik.

      Përgjigjjuni
      1. A
        A

        Ishin veprime te njoftuar nje dite para. Trimat e ripjelljes donin ta provonin dhe te provokonin.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tomiiiii qe ha njerez

          Lepurushaaaa. Tom aristokari kanaleve.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli kupton.

            Eshte e thjeshte organizimi i qoftelargut eshte i tille qe te mos perzihen deputetet e tij se gjoja uliganet qe organizon te vazhdojne shkallezimet e protestes mbi deputetet e mazhorances,te krijoje alibine se ata jane fajtore dhe jo plaku i kerrusur, me Gjinerit e prokurorin e atentatit te lidhur me mafjen e tokave ne Durres.Kjo eshte aresyeja qe qe i ka terheq deputetet plaku.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje