Një incident i rëndë i ka ndodhur Mulit këto ditë. Klevesi i ka shkuar në zyrë Doktorit dhe i ka kërkuar të bëhet nënkryetar partie.
Doktori është rrotulluar pak i zënë në befasi nga kërkesa dhe i tha do konsultohem me Flamurin.
Klevesi që nuk ia di mirë huqet mendoi se do konsultohej vërtet dhe i tha se ka folur me Mulin, dakord është ai.
-Ashtu i tha Doktori. Mirë atëherë do flasim. Dhe e nxori nga zyra.
Pas kësaj thirri Mulin dhe e telendisi pse ia kishte rritur mendjen Klevesit deri në atë shkallë.
-Nuk ia kam rritur unë tha Muli, por ai mendon se e meriton. Dhe unë nuk e ndaloj dot të ëndërrojë. Unë jam gati t’ia lëshoj vendin tim nëse ti nuk ke problem. Ose atij ose vëllit të Cim Pekës që të shpëtoj nga këto sulmet. Por nuk e kam nxitur unë.
-Dakord dakord i tha Doktori, por na duhen këta protestuesit e rinj jo këta të Unazës Tiranës. Se ata i kanë harruar njerëzit.
-Dakord i tha Muli. Unë këta nuk i njoh se nuk shkel në atë protestë se i shava që në fillim. Kështu që duhet t’i thërrasësh vetë.
-Patjetër që unë do t’i thërras por më gjej nga këta tanët në protestë.
-Nga këta tanët në protestë vetëm Ina Zhupa kemi të rregullt, tha Muli. Ajo mendon se pas revolucionit do mbrojë zonat e pambrojtura.
-E kam fjalën për protestues të rinj tha Doktori se për protestues të vjetër jam vetë më i vjetri.
-Këta nuk i njoh tha Muli. Ngaqë mu fiksuan në fillim që janë komunistë dhe nuk i njoh më. Plus unë e kam zakon që njerëzit i njoh kur ndërtoj skenën e mitingut dhe marr fonin. Këta i blejnë të gjitha gati siç i morëm ne për Kuvendin nga burri i asaj gjylametit. Po njerëz bën hall njeriu, por këta kanë lek dhe e paguajnë përditë.
-Dakord do merrem vetë i tha Doktori. Po më braktis në një moment të vështirë. Nuk e prisja prej teje.
Lini një Përgjigje