Vendimi nr. 57 i Gjykatës Kushtetuese nuk është një vendim thjesht procedural. Ai vendos në qendër një çështje thelbësore për shtetin e së drejtës: a mundet një masë sigurimi të bllokojë në praktikë ushtrimin e një mandati të fituar drejtpërdrejt nga qytetarët?
Përgjigjja që del nga vendimi është e qartë. Gjykata Kushtetuese e ktheu çështjen në Gjykatën e Lartë sepse kjo e fundit nuk i dha përgjigje të arsyetuar pretendimit për cenimin e proporcionalitetit të masës “Arrest në burg”, në raport me të drejtën e Erion Veliaj për t’u zgjedhur dhe për të ushtruar mandatin si Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Por vendimi shkon edhe më tej.
Në mendimin paralel të botuar bashkë me vendimin, katër gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, Sonila Bejtja, Sandër Beci dhe Genti Ibrahimi, janë shprehur qartë se masa “Arrest në burg” ndaj Veliajt nuk është thjesht e paarsyetuar mjaftueshëm, por është joproporcionale në vetvete.
Ata theksojnë se kjo masë i ka pamundësuar Veliajt ushtrimin efektiv të detyrës për një periudhë të konsiderueshme, në raport me kohëzgjatjen e mandatit të fituar përmes zgjedhjeve vendore. Po ashtu, ata nënvizojnë se kufizimi nuk prek vetëm të drejtat individuale të Veliaj, por edhe të drejtën e qytetarëve të Tiranës për t’u qeverisur nga organi që kanë zgjedhur me votë.
Ky është thelbi kushtetues i vendimit: masa “Arrest në burg” nuk mund të kthehet në një mekanizëm që neutralizon në praktikë një mandat të fituar me votë, kur nuk provohet bindshëm se asnjë masë tjetër më pak kufizuese nuk do të garantonte interesin publik të procedimit penal.
Pas këtij vendimi, Gjykata e Lartë nuk e ka më luksin ta anashkalojë thelbin, për sa kohë katër gjyqtarë të Kushtetueses kanë thënë qartë se “Arresti në burg” ndaj Erion Veliajt është joproporcional, sepse bllokon ushtrimin e mandatit të fituar me votë. Çdo vendimmarrje e re duhet të përballet drejtpërdrejt me këtë konstatim kushtetues.
Në një demokraci kushtetuese, vota e qytetarëve nuk mund të zhbëhet si pasojë anësore e një mase sigurimi. Një kufizim i tillë kërkon arsyetim të rreptë, prova konkrete, individualizim të rreziqeve dhe shqyrtim real të masave më pak kufizuese.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka vendosur standardin. Tani ky standard duhet zbatuar.
Vendimi nr.57 i GJK, tashme i arsyetuar , u mor nga 5 gjyqtare nga te cilet kater jane që të jete GJL ajo qe duhet të prapsojë vendimet e mepareshme te GJKKO, ndersa vetem njëra Sonila Bejtja, ishte qe çeshtja te rikthehej në GKKO te Apelit. Pavaresisht dy qendrimeve bindja e tyre ishte e njëjte se në rastin e zotit Veliaj arrestimi ishte "jo proporcional". Nuk ka mendje të ftohtë që nuk bie dakord me këto arsyetime shteruese të GJK. Gjithashtu Gjykata e Lartë nuk mundet të dalë ndesh me vendimin e saj unanim të kolegjeve të bashkuara të para dy muajve, kur shtroi problemin e aplikimit të arrestit "jo proporcional" me burg, pa u shteruar të gjitha format e tjera të ndalimit të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale. Për këtë rast do thoja se nuk do ishte fare nevoja që GjL ta kthente çështjen në Gjykatën e Apelit të GJKKO, mendim ky i gjyqtares Bejtja. Po ta bënte këtë do vinte në dyshim integritetin e saj, se si i thonë fjalës me atë 'larg bythës', do t'ia përcillte topin një gjykate tjetër, kur e ka gjithë tagrin të shprehet vetë. Thënë këtë ajo duhet të ngrihet në lartësinë e institucionit më të lartë të drejtësisë më vend dhe të ndërmarrë aktin e drejtë, ta lirojë z. Veliaj nga paraburgimi. Per me teper qe tashme dosja e tij eshte ne faze gjykimi ne themel. Këtë e them pa ndonjë emocion personal, pa drojë se do më quajnë 'patronazhist', pasi asnjëherë nuk kam qenë votues i tij apo i partisë së tij. Edhe pa vendimin e GJK, apo arsyetimin e gjykatëses Bejtja, kam qenë kundër arrestimit të kryetarit të zgjedhur demokratikisht tre herë rrjesht në detyrën e kryetarit të bashkisë Tiranë. Tjetër gjë fajësia apo pafajësia e tij! Atë le t'ia provojnë gjykatat e të tre niveleve, tashme proces i hapur, po pa qenë nevoja të jetë në qeli dhe në kafaz, aq më tepër kur, sipas po të një vendimi tjetër të GJK, ai është në detyrë dhe ende paguhet, por pa e ushtruar atë. Cili i paguan në këtë rast këto pará pa bërë punën?!. Sigurisht taksapaguesit, por jo Olsi Dado, Altin Dumani apo gjyqtari/ja që ka miratuar propozimet e tij 'inatçore' (do e thoshja këtë pa ngurim), tashmë që dhe sipas GJK ato masa ishin 'jo proporcionale', pra dhe të paligjshme!!... Si përfundim, ende besoj tek e ardhmja e "Reformës në Drejtësi", dhe kam shpresë se pavarësisht nga vështirësitë e ndryshme në rrugen e saj, më në fund edhe në Shqipëri do ketë drejtësi.