VIDEO/ Protestat, Rama: Shqetësimin real të qytetarëve e quaj “uji i pastër” i protestës, kurse në koren e zezë janë mbledhur të gjithë dështakët

3 Korrik 2026, 10:30Politika TEMA
VIDEO/ Protestat, Rama: Shqetësimin real të qytetarëve e quaj

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij ditën e sotme në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike, me fokus Shërbimin Publik për një Shqipëri Europiane.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama u shpreh se ajo që Qeverisë i intereson nga protesta është shqetësimi real i qytetarëve, që Rama e quajti ‘uji i pastër’ i protestës, ndërsa shtoi se nën koren e zezë të tubimit janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.

“Përtej shakasë, ajo që vlen të theksohet është se transformimi i administratës është një proces jashtëzakonisht kompleks, i vështirë dhe i cili kërkon diçka që bota sot, dhe për më tepër Shqipëria sot, e kanë gjithmonë e më pak: kërkon kohë.

Kërkon kohë, sepse bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me shumë njerëz. Besoj që, po të kthehemi për një moment mbrapa dhe të kujtojmë se ligji i parë themelor i administratës sonë publike është miratuar afro një dekadë më parë, atëherë mund të kuptojmë se çfarë transformimi ka ndodhur me shërbimin civil.

Është e rëndësishme të bëjmë dallimin se, kur flasim për administratën, kemi parasysh shërbimin civil. Nuk është i njëjti nivel dhe kjo është diçka që nuk e kemi vetëm ne. Në administratën publike, ku gjendet edhe gjithë ai burim njerëzor që na ka mundësuar ecurinë shembullore në procesin e negociatave, ne kemi sot një cilësi të re në administratën shtetërore. Megjithatë, përballë qytetarëve mbetet një sfidë e madhe, sepse ata kanë të gjithë të drejtën e tyre që të trajtohen shumë më mirë në shumë raste.

Duke qenë se jemi në një moment specifik intensiv të rrugëtimit tonë si shoqëri, më lejoni të sjell një episod nga shumë episode që ne po mbledhim për të lexuar protestën e bulevardit në atë pjesë të saj që ka rëndësinë e vet themelore për ne, që është zëri dhe shqetësimet reale, ajo që unë e quaj uji i pastër i protestës nën atë koren e zezë të asaj që, për fat të keq, është pjesa e dukshme dhe e zhurmshme, ku janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.

Në atë rrjedhë të madhe, episodi është ky: nëna e një shoku tim kishte dalë në protestë dhe i biri më tregon që ishte alarmuar kur i kishin thënë se ajo kishte shkuar në protestë. Ishte në një moshë të caktuar dhe gjëja e parë që të shkon mendja në një turmë është dëmtimi fizik, nëse pengohet.

Ai ishte kthyer në shtëpi i alarmuar dhe e pyet të ëmën: “Çfarë bëre ti në protestë?”. E ëma i tregon atë që, besoj unë, është thelbi i zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Për një arsye të natyrës shëndetësore, asaj i duhej të shkonte në poliklinikë. Duke qenë se ka edhe të tjerë që e dinë praktikën që ndjek mjeku që duhet të kujdeset për ta, njerëzit shkojnë atje që në orën pesë ose gjashtë të mëngjesit, sepse presin që mjeku të vijë dhe shpresojnë që, duke qenë të parët në radhë, të kenë mundësinë që ai t’i shohë.

Mjeku nuk vjen gjithmonë në orar. Njerëzit e moshuar presin. E dyta, mjeku nuk rri deri në fund të orarit, por pasi trajton tre ose katër veta, ikën. Kjo grua në moshë, një gjyshe, del në protestë sepse është e fyer. Fyerja është fjalë e lehtë, në fakt, sepse fyerja është një herë, por ky është një poshtërim. Ndjenja e poshtërimit nga shteti yt, nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer ty, është një ndjenjë që mjafton të bësh një përpjekje shumë të vogël për ta vënë veten në atë pozitë, për të kuptuar se është kulmi.

Njerëzit nuk ndjehen të fyer dhe të poshtëruar thjesht sepse nuk e zgjidhin dot një hall, sepse jo çdo hall është i zgjidhshëm në rrugë administrative. Shumë probleme kërkojnë zgjidhje gjyqësore, sepse administrata nuk bëhet dot gjykatë. Nëse qeveria apo kryeministri do të bëhej gjykatës, do të bënte pesë të mira dhe pesë mijë të këqija. Për këtë arsye janë të ndara gjërat.

Përtej faktit që e zgjidh apo jo, ai mjeku nuk është i detyruar me ligj, as me zakon, që të shërojë një sëmundje të pashërueshme. Por ai mjek është i detyruar që njeriut të sëmurë t’i ofrojë të gjithë komfortin që vjen nga njerëzillëku. Mungesa e njerëzillëkut është një mungesë të cilën njerëzit nuk janë të gatshëm ta tolerojnë”, u shpreh Rama.

8 Komente

  1. k
    koment

    Goja e ketij langaraqi duhet te pushoje njehere e pergjithmone.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qatipi

      Askush nuk është kundër zhvillimit ekonomik dhe turizmit! Nqs ministrit përkatëse do te kishin bërë një studim serioz dhe pritur oferta per turizmin në bregdetin jugor askush nuk do trembej nga investimi. Po halli se ky do të beje qoka me vendin e të ruaj pushtetin! Ta mbuloshë këtë me “na duhet turizmi elitar” është ti marrësh njerëzit për idiotë! Të japi dorëheqen, pastaj në shtëpinë e tij tek bahçeja të mbushi një grope me ujë e ta shesi te investitori si zonë turistike, kurse dhomën e gjumit ta ndajë me çorçafë dhe gjysmën jepja baba Mondit për shtetin bektashi!

      Përgjigjjuni
    2. k
      koment

      Ky vampir duhet larguar me cdo kusht. Nuk eshte ceshtja se nuk perballojme dot retoriken e tij makiaveliste,arrogante e te pacipe por se qendrimi i metejshem ne ate post e con kombin ne katastrofe.

      Përgjigjjuni
      1. v
        vari l***t

        Per ate 'ujin e paster' te protestes bere gjithcka ta sabotoje apo mendon se haruam, greket, serbet, iranianet etj etj. Derisa ne fund fute edhe Saliun qe e turbulloi edhe me teper 'ujin e paster'. Tani qe e mori ai ne dore protesten, ti sigurisht me te do negociosh ose me sakte me Zenin dhe ne fund atij ujit te paster(popullit) gishtin ne prapanice si gjithmone.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Ju erdhi fundi

          Hapsira fjalēs pērzgjedhēse dhe sē fundi nisma e rritjes sē pensioneve ( me indeksim dhe bonuse) ngelet mē poshtē se inflacioni. Pērplasja nga njē pjesmarrje historike me xhenazen e madhe ,ku ky i fundit pērpiqet tē fitoj kohē me mēnyra tē hedhjes sē hi syve pēr tē ulur ndjeshēm numrin e protestuesve duke propozuar njē bised me ata qē jan socialist tē dēshpēruar nē turmē.Abuzimi hidhur nē detyrē dhe vazhdimsia mbēshtetëse ndaj mikeshēs sē palloshit dobēsojn PSSH dhe mē shumē.Mbēshtetje vazhdimsis nga internacionalēt ,ka habitur kēta tē fundit me atē qē qarkullon si informacion .Njē legjend kombetare tē shndērohet nē neveri , me pjes tē rralla provash ku pritet drita jeshile pēr ti dhēnē fund kēsaj epoke para gjyqit.Shkrimet e njēpasnjēshme nga goditja rēndē e pēsuar ku ndērprerja pa shpjegim i shikimit nga brēnda dhe dalje e pamundur nga situata aktuale .,e bënē shikimin e pakēnaqēsis njē fenomen tē pērjetuar.Tē gjitha ankesat qē i jan bērē drejtpērdrejt qeveris nga qytetarēt, KURRĒ nuk kan marrē zgjidhjen e duhur, lēre mē tē tjerrat qē i shikon me dylbi.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Predatori

            Protesta është edhe për këtë palo administratë që ke 3 mandate që e premton, por nga ana tjetër ke 13 vjet që e ke masakruar duke e mbushur me patronazhista dhe kamikazë politikë. Një arsye madhore që të zhdukesh nga posti KM.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironci

              Ka me Kore e Bloze se je ti mor dordolec qe Endri Fuga te ka vesh me te zeza si ato vajtojcat e qemotit ?

              Përgjigjjuni
              1. N
                Njelloj si dikur me Vullnetaret e Enverit

                Ky do kujtohet ne histori qe ktheu Shqiperine 35 vjet mbrapa Krijoj perseri luften e klasave, kultin e individit , spiunllik brenda familjeve. Ka shkaterruar cdo institucion duke i mbushur me servila te peshtire, me injorante , me njerez pa shtylle kurrizore. Rama kishte te gjitha mundesite per te bere shtet, por zgjodhi te kunderten .

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje