Qeveria e Albin Kurtit mbyll fabrikën më të madhe të qumshtit në vend, që i përket vëllezërve Devolli të cilët kanë disa media kritike ndaj kryeministrit. Zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Eroll Shehu, ka konfirmuar se inspektimi i paparalajmëruar në fabrikën e qumështit “Vita” është kryer me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.
Gjatë ditës së sotme, 25 inspektorë kanë zhvilluar një kontroll në ambientet e “Vita”, pa njoftim paraprak.
Sipas autoriteteve, inspektimi është ndërmarrë pasi kompania ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku, duke arsyetuar vendimin me mungesën e tregut.
Për këtë arsye, AUVK ka nisur procedurat e inspektimit, të cilat sipas raportimeve synojnë edhe verifikimin e kushteve për vazhdimin e aktivitetit të kompanisë.
Eroll Shehu ka konfirmuar se veprimi është ndërmarrë në bazë të një vendimi të ministrit.
“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit. Vendimi është që të bëhet inspektimi pa paralajmërim. Sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore”, është shprehur ai.
Inspektimi vjen në një kohë kur “Vita” ka reaguar ashpër ndaj institucioneve, duke e cilësuar veprimin si presion ndaj prodhuesit vendor.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rezultatet e kontrollit apo masat që mund të ndërmerren pas përfundimit të inspektimit.
Esat Toptani i Kosoves ky percares i shqiptareve kudo qe jane. Ky autokrat frikacak.
Ajde kosovare,tani e keni radhen per tu ngritur kunder Kurthit,po qe se keni bythe,mos beni trimin duke ardh ne Shqiperi! Te trash.mbetet gjithe jeten!Nuk arrini te kuptoni kush eshte skuthi dhe kush i ndershmi!
Kështu është kur votojnë plerën Kurti...
Hajde ALLBIN kështu bëhet shteti me inate.
Mire ua ben Devolleve po he. Kriminelet e Thacit, sic kemi ne Cetin dhe Zamirin.
shuj bre se po ta qi nanen
Një fabrikë mund ta ngrejë dhe ulë prodhimin siç i vjen për mbarë! Duhen fakte se janë shkelur kontratat dhe cilësia e prodhimit që të mbyllet një fabrikë.
Popull me shpirt proletar qe uren kapitalistet!!! Me keto mendesi keq e me keq do behet
Te inspektosh nuk do te thote ta mbyllesh o idiot.