“E do më shumë Serbinë se ne, s’mundet me na ndalë”, drejtori i 'Vitës' mesazh të fuqishëm pushtetit të Kurtit

2 Korrik 2026, 20:07Rajoni TEMA
“E do më shumë Serbinë se ne, s’mundet me na

Drejtori i përgjithshëm i fabrikës së qumështit “Vita”, Artan Spahija, ka reaguar ashpër pas vendimit të kompanisë për mbylljen e aktivitetit, duke akuzuar institucionet për presion ndaj prodhuesve vendorë.

Në një deklaratë publike, Spahija tha se inspektimet e zhvilluara nga Ministria e Bujqësisë janë të motivuara politikisht dhe akuzoi ministrin se po favorizon importin e qumështit nga Serbia në dëm të prodhimit vendas.

“Ministri më shumë e do Serbinë sesa neve. Do më shumë të hyjë qumështi prej Serbisë e Maqedonisë në Kosovë sesa qumështi i ‘Vitës’. Ne nuk jemi kriminelë. Do të dalim faqebardhë dhe nuk do të dorëzohemi”, deklaroi Spahija.

Ai u dha gjithashtu një mesazh punëtorëve të kompanisë, duke i siguruar se pagat e tyre do të paguhen dhe se “Vita” do të vazhdojë aktivitetin përmes produkteve të tjera.

“Nuk munden me na ndalë. Nuk ka mujt as Serbia me na ndalë. Ju mos keni merak, rrogat do t’jua qesim dhe ne nuk dorëzohemi”, u shpreh ai.

Sipas raportimeve, gjatë së enjtes Ministria e Bujqësisë dërgoi 25 inspektorë për një kontroll të paparalajmëruar në objektet e qumështores. Po ashtu, një zyrtar i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se inspektimi është kryer me urdhër të ministrit të Bujqësisë.

Autoritetet kanë argumentuar se veprimi lidhet me uljen e sasisë së prodhimit të qumështit nga kompania që nga 1 korriku, për shkak të mungesës së tregut. Nga ana tjetër, drejtuesit e “Vitës” e konsiderojnë këtë veprim si presion ndaj një prej prodhuesve më të mëdhenj vendorë.

Çështja ka nxitur reagime në opinion, ndërsa pritet që institucionet dhe kompania të sqarojnë më tej rrethanat e këtij rasti.

5 Komente

  1. A
    Aron

    E cuditshme sesi falangat e VV qe vijne bejne morale per patriotizma e kane mbush tregun e tyre me mallra serbe. Dikush nga Kosova para disa ditesh shkonte deri atje sa tha se Kurti po u ben shume favore Serbve qe vijne ne Kosove duke i pajisur edhe me dokumente te cilat shqipetaret qe jane akoma nen Serbi nuk i gezojne. Ja pra, ky eshte "paterioti" Albin Kurvi qe ka vetem "30 Euor" ne banke.

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lubi Malltezi

      Nuk ka asgje te cuditshme.Propaganda funksionon kudo.Sidomos nese popullsia eshte e keq arsimuar. Shqiptaret e kosoves kane rene preh e propogandes se nje autokrati populist. Dhe do paguajne cmimin per zgjedhjen qe kane bere.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Puno si duhet

      Në qoftë se fabrika nuk përmbush kriteret e cilësisë, ato shëndetësore etj etj duhet mbyllur urgjentisht. Boll me patriotizma fallco. Puno si duhet, paguaj taksat dhe asnjeri nuk të nget.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ARBEN.AL

        MIR TJA U BEJNE ,KUR E VOTON ALBIN KURTIN KTO JANE REZULTATET ,DHE ESHTE ME SE E VERTET QE ALBINI DO ME TEPER SERBIN SESA KOSOVEN DHE SHQIPERIN MJAFTON TE SHIKOSH QE NE PROTESTAT NE TIRANE JANE ME TEPER KOSOVAR TE VV SESA SHQIPTAR TE TIRANES.UN E KAME THENE QE NJI SI ALBINI QE DEL NGA BURGJET SERB I HEKUROSUR DHE ME PARFUM NUK MUND TE BEJE INTERESAT E KOSOVES,KUR SHQIPTAR TE TJERE TE KOSOVES NE BURGJET E SERBIS JANE VRARE E DIHET KU JANE.

        Përgjigjjuni
        1. p
          poshte komunizmi

          E CUDICME KUSH FLET PINJOLLET SERB

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje