Muli paguan lekët e arkivolit në protestë

6 Korrik 2026, 19:33Antena TEMA

Sot Mulit i ndodhi një gjë e pazakontë. Një telefonatë nga një agjenci funerale e kontaktoi dhe po i fliste me respekt.

Madje po e përgëzonte për punën që bënte.

Pas disa fjalive Muli e pyeti se përse e kishte telefonuar.

-Më duhet një kontakt t’i çoj faturën e atij arkivolit të protestës i tha. Ata djemtë që erdhën e morën më thanë na e ço faturën në PD. Dhe më dhanë numrin tënd.

-Po prit tha Muli se jemi pak hollë me lekët. Të pyes çunat ku e lanë arkivolin se ai pa përdorur është. Mund ta përdorësh në një rast tjetër.

-Po unë e bëra dalje tha ai. Nuk mund ta shes dy herë se është gjynah nga Zoti.

-Jo jo, njëherë e shet i tha Muli se ajo quhet e shitur kur merr lekët. Unë s’kam lekë të të jap.

-Po mirë zoti Muli i tha burri. Po ma gjete pa u dëmtuar dakord jam. Përndryshe më duhet një emër i vdekur që ta çregjistroj si të shitur. U pa puna po i paguaj vetë lekët.

-Ah mor zotëri i tha Muli. Ta dish ti sa po vuajmë ne të gjejmë një kandidat për të vdekur e s’po e gjejmë dot. Ti e kërkon si pa të keq. Po më gjete një të tillë të paguaj unë dhjetë arkivole. Për një të vdekur po na ikën dëm gjithë ky revolucion. Prandaj më mirë eja merr lekët e mos më prish gjakun të të gjej të vdekur.

Lini një Përgjigje