Censi i bujqësisë pas 14 vitesh/ Debat në Komisionin e Ekonomisë, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet

6 Korrik 2026, 20:15Ekonomia TEMA
Censi i bujqësisë pas 14 vitesh/ Debat në Komisionin e

https://top-channel.tv/2026/07/06/censi-i-bujqesise-pas-14-vitesh-debat-ne-komisionin-e-ekonomise-opozita-ve-ne-dyshim-kriteret-per-subvencionet/Ndërkohë, CENS-i i fundit i bujqësisë është realizuar nga INSTAT 14 vite më parë. Censi i bujqësisë, këtë të hënë, ishte pjesë e debateve në Komisionin e Ekonomisë. Sipas deputetëve të opozitës, ky regjistër është i vonuar.

Numrat e bujqësisë shkaktuan edhe dyshime të forta mbi shpërndarjen e fondeve të Skemës Kombëtare dhe asaj IPARD.

“Si janë hartuar deri tani pikërisht politikat bujqësore, subvencionet, skemat e mbështetjes dhe planifikimi për fondet IPARD, nëse qeveria vetë pranon se nuk ka pasur të dhëna të besueshme, kur vetë RIRA pranon se nuk ka të dhëna të konsoliduara”, shprehet Ledina Allolli, deputete e PD-së.

“Unë nuk do të thoja se nuk ka të dhëna. MBZHR, së bashku me INSTAT-in, mbledh të dhëna vjetore për veprimtarinë bujqësore nga sistemi i AREB-ve, i cili është i shpërndarë në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Fatmir Guri, zëvendësministër i Bujqësisë.

Në Progresraportin e vitit 2025, BE-ja i la disa detyra INSTAT-it para se të nisë punën në terren, duke filluar nga burimet njerëzore dhe deri te logjistika dhe infrastruktura.

“Nga pikëpamja operacionale, informacioni statistikor do të mblidhet në terren nga një armatë prej 3.400 punonjësish, që janë anketuesit në terren. Ata do të menaxhohen nga 640 kontrollorë dhe nga të gjithë punonjësit e INSTAT-it, të cilët janë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë”, tha Milva Ikonomi, kryetare e Komisionit të Ekonomisë.

Ky proces do të kushtojë 8.9 milionë euro dhe pritet që brenda 6 javësh INSTAT të ketë në dorë të dhënat reale të Shqipërisë rurale.

Në fund të mbledhjes së komisionit, anëtarët votuan projektligjin për Censin e Bujqësisë, por fjalën e fundit do ta ketë seanca përkatëse, e cila pritet të zhvillohet së shpejti.

 

1 Komente

  1. N
    Napoleon

    FONDET PER BUJQESINE DUHET TE JEPEN MBI KRITERE STRIKTE,PATJETER POR PROBLEMI ME SHUME ESHTE SE NIVELIN KULTUROR I FSHATARIT ESHTE I ULET DHE PER KETE DUHET TE KETE ZYRA NE QENDRA ISH KOMUNASH QE ATA TE NDIHMOHEN PER PLOTESIM FORMULARESH ETJ ,KETA NJEREZ DUHET TE PAGUHEN NGA SHTETI DHE MOS LEJOHEN TE MARIN PARA,SIC EDHE PER PERDORIMIN E E ALBANIAS,PO KETA MUND TE NDIHMOJNE PA PAGESE......SEPSE KA PERSONA QE PUNOJNE NE NDIHME TE TYRE ,POR PUNOJNE PRIVATISHT KONFORM PAGESES.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje