“Mblodhën brenda vetes injorantë të tjerë”/ Çupi: Protesta nisi pa objekt, u zhvillua pa mendim dhe u bë Foltore e Berishës

6 Korrik 2026, 21:10Politika TEMA
“Mblodhën brenda vetes injorantë të tjerë”/

I ftuar në emisionin “Real Story”, analisti Frrok Çupi i ka cilësuar si një “marrëzi” protestat e zhvilluara në Tiranë, duke kundërshtuar ata që i quajnë të bukura. Sipas tij, në krye të kësaj lëvizjeje dolën njerëz pa kuptim që mblodhën pas vetes individë të paditur, çka bën që ajo të mos konsiderohet qytetare.

Çupi theksoi se protesta nisi pa objekt dhe u zhvillua pa mendim, duke u kthyer përsëri në një foltore të Sali Berishës.

Ai shtoi se kauza nuk ka asgjë reale dhe se lëvizjet që nuk bazohen në realitet nuk mund të rezistojnë. Në mbyllje, analisti vuri në dukje se pas këtij organizimi fshihen pesë parti politike dhe dy shtete fqinje.

“Është një marrëzi, edhe kjo e shortit. Kjo protestë ishte një gjë më vjen shumë keq, dhe jam kundër disave që thonë ishte e bukur, ajo vetëm, e bukur nuk ishte dolën në krye të saj njerëz pa kuptim. Mblodhën brenda vetes injorantë të tjerë, njerëz të paditur që nuk dinë se në ç’stad është shoqëria, si mund ta quash qytetare.

Qysh në fillim protesta nisi pa objekt, u zhvillua pa mendim. Pati një ngjyrim qytetar dhe pastaj u bë përsëri foltore e Sali Berishës. Për të pasur një objektiv politik duhet me patjetër të kesh një realitet. Protesta nuk ka asnjë gjë reale.

Nisi me një Zvërnec që nuk ishte ashtu siç dukej, dhe gjërat që nuk janë reale nuk rezistojnë. Në fund ke pesë parti politike, dy shtete fqinje”, tha Çupi.

4 Komente

  1. s
    sapa

    Prit edhe pak se do e shohesh se si do jete protesta o mbeshtetes i flakte i korrupsjonit dhe i te tretit regjim!

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironsi

      E kupton sa poshte ka rene regjimi, kur te nevojitet mbrojtja e nje spiuni te certifikuar me vendim gjykate.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ANDI BUSHATI E TALL KEQ IMER ABAZIN

        YMER OSE SI TE THONE CA IMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE IDAJET BYTHQIRIT

        Përgjigjjuni
        1. b
          bukurie

          shume shume bukur si gjithmone pa pike dhe pa presje te lumt Frrok .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje