Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli paralajmëroi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN se protesta dhe mënyra se si ajo është pasqyruar në mediat ndërkombëtare mund të kenë pasoja për ekonominë dhe klimën e investimeve. Sipas tij gjuajtja me vezë edhe pse nuk është dhunë e mirëfilltë, por një formë guerile që, sipas tij, krijon një perceptim negativ.
“Këto 37 ditë na kanë sjellë një institucion të ri. Është një dëgjesë publike dhe këtu vendi ynë vetëm mund të përfitojë. Pastaj me guerile vezësh, pavarësisht se nuk është dhunë e mirëfilltë, është një formë që nuk është hera e parë që po praktikohet në vendin tonë. Forma e protestës me hedhje vezësh apo shishe uji të jep të kuptosh që kërkohet të pengohet diçka”, u shpreh Çoçoli në Off the Record.
Sipas, shqetësimi kryesor nuk lidhet me vetë protestën, por me mënyrën se si ajo është interpretuar jashtë vendit.
“Për sa kohë që nuk kemi flakadan të zi, për shembull, përpara një strukture që është tempulli i dijes siç është politeknikumi, është mirë, po kur bën xhiron e botës si një flakadan i zi atje dhe kur përdhoset një institucioni i dijes është pak që jep një lloj dëmi në imazhin tonë dhe sot bota është e gjitha që shprehet përmes një imazhi. Duke qenë se ai flakadani i zi bëri xhiron e gjithë botës, unë si ekonomist shoh tani se sa kemi neve për muajin qershor raportime nga ura kryesore e vendit që vijnë vizitorët e huaj që është aeroporti ndërkombëtar i Rinasit. urë të mira ekonomisë. Prandaj në këtë kuptim një protestë paqësore i bën mirë imazhit tonë, por kur kjo protestë për arsye të tjera që s’kanë të bëjnë me kërkesat politike të saj për 37 ditë, përcillet në gjigantët ndërkombëtarë të informimit që kanë ndjekje me dhjetëra milionë në mos qindra milionë teleshikues në gjithë botën si një protestë kundër dy investimeve strategjike për ne. Atëherë po këtu ne kemi një dëmtim të interesit tonë strategjik”, theksoi gazetari.
Protestuesit e shoqēris civile ( nismētar, organizator,aktivist) dhe big brother, financohet nga Rama, pasi fillimisht vetēm njē pal shkall kishin, tani kan goca tē reja me flamur, persona qē regjistrojn folësit, karrike tē reja, boxe zēri, 3 jan nē orēn 19 te sheshi Skenderbej, dhe 5 jan te hymni.Din se kush do vij nga Parlamenti i BE-sē tē flasi, din se sa do vijn nga diaspora, din se sa u gjobiten kur u larguan pēr makinat, ju dtejtohen ambasadave, din disa ligje për ndryshim, mbajn kontakt me student dhe news 24, po dhe me tē paralizuar apo aa me kancer, din se kush ēshtē i PD-sē dhe kush ēshtē i PS-sē, din se kur do liroheshin 19 protestuesit.E pra kēta Beni, lleshi demaliaj ,lika, nuk mund ti pērpilonin me kaq kujdes dhe saktēsi pa gishtin e shish, policis sē shtetit, PS-sē.Kēshtu qē protesta do vazhdon deri nē vetimin e Ramēs për mandatin e 5 -tē siq ndodhi nē Francē nga revolucioni jelekēve tē verrdhē.