Rama publikon dy pamjet e Tiranës, qytetarë në shesh për Botërorin dhe të tjerë në protestë

6 Korrik 2026, 23:00Politika TEMA
Rama publikon dy pamjet e Tiranës, qytetarë në shesh për

Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale foto nga protesta e 37-të para Kryeministrisë, krahas fotos së qytetarëve futbolldashës të cilët po ndjekin nga sheshi :Skënderbej" ndeshjen e Botërorit Portugali-Spanjë, që po zhvillohet paralelisht me tubimin.

Kreu i qeverisë thekson larmishmërinë e zgjedhjeve të qytetarëve në Tiranë duke shkruar “kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës”.

“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës

E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës

Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,

e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”,- shkruan Rama, duke risjellë për publikun disa vargje nga një këngë e tij.

Lini një Përgjigje