Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të hënën se një zgjidhje për luftën në Ukrainë “është më afër nga sa mendojnë njerëzit”, duke bërë të ditur se çështja do të jetë pjesë e bisedimeve që do të zhvillojë këtë javë gjatë samitit të NATO-s në Turqi.
“Po flasim. Do të shohim nëse mund t’i japim fund”, tha Trump para gazetarëve në Zyrën Ovale, ndërsa u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin, “po e ndjen presionin”.
Duke iu referuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Trump tha se edhe ai dëshiron që lufta të marrë fund sa më shpejt.
Ka humor Presidenti Trump.Si tha gjatē fushatēs elektorale "e zgjidh konfliktin duje i dhēnē fund luftës brēnda 48 orēsh" sapo tē vij nē shtēpin e bardh.Nuk mund tē kapitullon Ukraina duke i dhēnē 90 miliard euro nga Gjermania dhe 600 miliard USD armē nga SHBA-tē.
eh pra !, zgjidheni ju shqipot e zgjut ????????