“Policia ka arritur që të neutralizojë agresorin”/ Protestat, Meçe: Është derdhur lek i madh, ‘dirigjenti’ nuk ndodhet në Shqipëri

6 Korrik 2026, 19:05Politika TEMA
“Policia ka arritur që të neutralizojë agresorin”/

Protestat qytetare që degjeneruan në akte dhune po udhëhiqen nga grupe me “tipologji marksiste” dhe po financohen me shuma të mëdha parash nga një “dirigjent” që ndodhet jashtë Shqipërisë. Kështu ka deklaruar analisti Arben Meçe në ABC News, duke theksuar se Policia e Shtetit aplikoi me sukses skemat europiane për neutralizimin e agresorëve.

Sipas Meçes, teksa Kryeministri Edi Rama nuk rrezikohet më nga protestat politike, Sali Berisha po kthehet vetë në një agresor në tentativë për të fituar terren brenda këtyre lëvizjeve, ndonëse misioni i financuesit të fshehtë për rrëzimin e qeverisë tashmë ka dështuar.

“Policia ka arritur që të neutralizojë agresorin. Dukshëm dallohen brenda grupit, të cilat kanë tipologji marksiste. Shprehja e tyre revolucion nuk është gjë tjetër, veçse një grup që prodhon akte të dhunshme. Policia shqiptare përdori skemën e vendeve europiane për neutralizimin e agresorëve. Prej kohësh kam thënë që kjo është protestë që ka tipologji nga më të ndryshmet.

 Strukturat duke humbur terrenin po bëjnë agresore ndaj njëra-tjetrës. Berisha kërkon që të hyjë sa më shumë në protestë. Berisha po kthehet në agresor. Rama nuk ka më rrezik nga protesta politike, por Berisha dhe partitë e vogla. Në protestë është derdhur lek i madh, nga ‘dirigjenti’ për të rrëzuar qeverinë. ‘Derigjenti’ e ka kuptuar që nuk e realizon dot misionin e tij. ‘Dirigjenti’ nuk është në Shqipëri”, tha Meçe.

5 Komente

  1. P
    PM

    O Mece boll na bere si kospiracionist i modh, sill prova. Llapa llapa ste beson me njeri. Prova zotni, po jo si ato fotot me AI se ashtu thesht tregon qe je mashtrues.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pis Insanlar

      Ky, Romeo Karaj, "avokat" Bqiri e ca te tjere si keta jane njerezit me te ndryre te ekranit shqiptar. Ndyresira komplet!

      Përgjigjjuni
      1. K
        Km

        Mos do te thuash se eshte ne kosove? Une them qe eshte ne Shqiperi. Derdh parate e pista te trafikut per financimi e potestes. Jo cdo gje vjen nga jashte.

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luftvafe

          Sigurisht Km. Vetëm aty, në Kosovë. Pikërisht vetëm BURRË MUTI, Albinullah El Kur al Tihzekeshian.

          Përgjigjjuni
        2. Y
          Y.H

          Po ajo eshte e qarte se kush punon per me shume se nje muaj pa para. Njerez te ulet qe marin pjese ne keto protesta per pese lek.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje