6 korriku shënon përvjetorin e Masakrës së Borovës

6 Korrik 2026, 19:40Kulturë TEMA
6 korriku shënon përvjetorin e Masakrës së Borovës

6 korriku i vitit 1943 shënoi një prej masakrave më të rënda ndaj popullsisë civile në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Si hakmarrje ndaj qëndresës së popullit dhe forcave partizane kundër një divizioni gjerman që po hynte nga Greqia, trupat naziste ndërmorën një sulm shkatërrues mbi popullsinë civile, në Borovë të Kolonjës.

Gjatë këtij sulmi, fshati Borovë u rrafshua plotësisht dhe humbën jetën 107 banorë të pafajshëm, mes të cilëve shumë gra, pleq, fëmijë dhe njerëz të pambrojtur. Kjo ngjarje e rëndë ngjalli urrejtje dhe revoltë në mbarë popullin shqiptar dhe u bë simbol i sakrificës së popullit shqiptar në Luftën II Botërore.

Sot, Borova kujtohet me nderim si një simbol i dhimbjes, por edhe i sakrificës së lartë të popullit shqiptar në përpjekjen për liri.

A.K./TemA

1 Komente

  1. p
    pordhe me Turkish rigon.......

    Merkel: borovaret ishin te pabese , hengren miellin gjermon dhe nuk na priten me lule po na hengren ne bese pas shpine.... kshq gjisherit tane SS i shkun m'dajak!!!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje