Pas bujës që bëri parakalimi me arkivolin në krah në protestë, Muli ndjehej shumë i kënaqur. Efekti ishte i plotë dhe gjithë qeveria akuzoi PD se qëndronte pas arkivolit, siç ishte e vërteta.
-Sot u dhamë një leksion të mirë këtyre sorosistëve që donin të merrnin protestën i tha Lelos. Me këtë arkivolin e mbyllëm këtë historinë e këtyre që donin të privatizonin protestën.
-E vërtetë tha Lelo. I pashë se si u qeshte fytyra demokratëve. U dukej vetja tamam në shtëpinë e tyre në protestë. Më parë rrinin gjithë drojë.
-Tani tha Muli duhet të bëjmë gati skemën e shtatorit 98. Duhet të caktojmë kush do hyjë të marrë TVSH, kush do hyjë në kryeministri, kush do hyjë në zyrë të Edi Rama, kush do vjedhë kompjuterat e ministrave të shtetit. Gjithçka duhet të jetë e llogaritur.
-Po nuk duhet t’i caktojmë të gjithë nga PD i tha Lelo. Për shembull në vend të Ekrem Spahiu të caktojmë këtë Adriatik Lapaj, dhe ky të shpallë grushtin e shtetit. Por meqë në RTSH nuk ia vlen të shkojmë se tonën e kemi, ta shpallë tek këto bloget.
-Në vend të Izet Haxhia të caktojmë ndonjë nga këta të diasporës që kanë probleme me ligjin andej, se ata burg e burg do shkojnë, tha Muli.
-Në vend të atyre që vidhnin dyqane të caktojmë këtë Endri Shabani që të plaçkisë këta oligarkët, se duket që e ka pasion këtë punë tha Lelo.
-Duhet të mendojmë dhe ndonjë dënim për këta të SPAK që kanë dënuar Doktorin tha Muli.
-Atyre u kemi caktuar dasnore Lolitën. Më shumë se kaq nuk mund t’i dënojmë se njerëz janë dhe ata tha Lelo.
-Dakord tha Muli. Me këtë skemë kompletohemi. Të gjejmë dhe një si Genc Pollo që gjoja e dërgojmë për negociata që ta rrahë Izeti nga diaspora tani.
-Çojmë Gazment Bardhi tha Lelo, se ai është dhe me PD dhe me shoqërinë civile dhe me këta ambasadorët.
Lini një Përgjigje