Pas publikimit të debateve brenda Mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të Protestës Muli u shqetësua zyrtarisht. Dyshimi i tij se izraelitët e Edi Rama përgjojnë grupet e WhatsApp-it të Kuvendit u vërtetua.
I shqetësuar thirri Lelon dhe i dha porosi që djemtë të bëjnë kujdes.
-Edhe Doktori ishte shumë i shqetësuar tha Muli. Është e qartë që izraelitët e Edi Rama po na përgjojnë WhatsApp-in. Kështu ka shumë mundësi që ata të na dekonspirojnë dhe qëllimin e Kuvendit.
-Unë jam i paqartë për vete për qëllimet e Kuvendit i tha Lelo.
-Është operacion shumë i ngushtë mes meje dhe Doktorit i tha Muli. Sa për dijeni na duhej të kanalizonim energjinë e protestës tek një forum që nuk na prish punë. Dhe kështu gjithë këta djemtë tanë i nxitëm të bëjnë këtë kuvendin. Kjo na ndihmon jashtëzakonisht shumë. E para që i bëjmë bashkë gjithë njerëzit tanë dhe e dyta tërheqim protestën në një spirale që nuk na prish punë. Kuvendi i tyre në finale mbetet një OJQ pasi nuk e pranon kush dhe atëherë ata na i delegojnë ne kërkesat e tyre dhe bëhemi ne zëri i protestës. Por deri atëherë nuk duhet të merret vesh që janë tanët.
Kjo rrjedhja e bisedave më shqetëson shumë. Duket që Edi Rama ka vënë në lëvizje izraelitët.
-A është mirë ta bëjmë publike këtë a jo tha Lelo. Se kam idenë na dëmton po e thamë. Do tremben njerëzit e do mbyllin grupet.
-Mendoj se duhet ta themi tha Muli. Njerëzit tani po dëgjuan izraelit tërbohen shumë. Sidomos ata të grupit se ata janë të gjithë kundër Izraelit. Madje ata mendojnë se dhe Baba Mondi është agjent i Izraelit.
-Unë shikoj dhe një rrezik tjetër tha Muli. Kam frikë se duke hapur fjalë që i përgjon Izraeli atëherë do na maskohen spiunët e Edi Rama në grup e do dekonspirojnë bisedat duke thënë e bën Izraeli.
Nuk na hyjnë në punë spiunët e Edi Rama tha Muli derisa nuk dalin kundër kuvendit. Na duhet mos të dalin bisedat sa të përfundojë Kuvendi. Pastaj e marr vetë komandën.
-Atëherë po e mbajmë sekret tha Lelo këtë punën e Izraelit. Vetëm duhet të sigurohemi se mos përgjojnë dhe këtë bisedën tonë dhe pastaj s’do na qasin më në protestë.
Lini një Përgjigje