Muli po heton kush e gënjeu Doktorin me videon e qumështit

7 Korrik 2026, 19:33Antena TEMA

Doktori sot postoi një video ku fermerët e Kosovës i derdhin qumështin para Ministrisë së Bujqësisë pasi Albin Kurti urdhëroi mbylljen e një fabrike qumështi të Kosovës. Protestuesit e akuzojnë se kërkon t’i lërë treg të lirë qumështit që vjen nga Serbia.

Doktori e postoi sikur qumështi derdhej në Tiranë.

-Duhet ta gjejmë kush e gënjeu Doktorin i tha Lelos. Kjo është dhe përgjegjësia jote se ti e mbulon shtypin.

-Nuk kam çfarë t’i bëj tha Lelo. Herë pas here ai bën me kokën e vet pa më pyetur mua. I kam tërhequr vërejtje por nuk përmirësohet.

-Mendoj se mund ta kenë bërë ata të Albinit tha Muli. Ndoshta kanë dashur t’i tregojnë se ja çfarë i bën Edi Rama Albin Kurtit. Po përpiqet t’i organizojë dhe këto protesta në Kosovë kundër tij.

-Ndoshta tha Lelo, por ata mund ta kenë bërë duke menduar se ky gjest mund të bëhet vetëm ndaj Edi Ramës, dhe ia kanë postuar videon Doktorit.

-Na duhet ta identifikojmë tha Muli, pasi kjo mund të jetë një përpjekje për ta barazuar Edi Ramën me Albinin, me qëllim që të frenojë ardhjen e protestuesve nga Kosova.

-Duhet të shikojmë dhe ndonjë pistë tjetër tha Lelo. Kam dyshimet e mia për këta drejtuesit e protestës që janë të trembur se po ua marrim protestën. Duan ta paraqesin Doktorin si të rrjedhur që nuk mund të udhëheqë protestën e tyre.

-Edhe kjo duhet hetuar tha Muli. Nëse kjo është e vërtetë atëherë duhet t’u tregojmë vendin që meritojnë. Se kjo përveçse dekurajon shokët tanë nga Kosova, kërkon të denigrojë dhe Doktorin sikur ka rrjedhur.

Lini një Përgjigje